Kompania e lidhur me investimet e parapara të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri, tha për Radion Evropa e Lirë se i respekton “proceset e vazhdueshme publike dhe institucionale” dhe se “është e gatshme të ecë përpara, ndërsa ato zhvillohen”.
Kjo përgjigje erdhi pasi REL-i iu drejtua kompanisë së lidhur me Kushnerin, Affinity Partners, pas protestave tashmë disaditore në Shqipëri kundër një projekti turistik në Zvërnec, pranë Vlorës.
“Fokusi ynë mbetet te kujdesi i përgjegjshëm, përmirësimi mjedisor, krijimi i vendeve të punës dhe krijimi i vlerës afatgjatë për komunitetet lokale”, tha për Radion Evropa e Lirë Asher Abehsera, kryetar i Sazan Real Estate Development LLC.
“Jemi të entuziazmuar për mundësinë për të krijuar një destinacion të klasit botëror dhe për të realizuar një nga investimet më të mëdha private në historinë e rajonit”, shtoi ai.
Protestat në Zvërnec kundër punimeve për një projekt turistik në zonën Pishë Poro-Nartë, në jugperëndim të Shqipërisë nisën javën e kaluar. Kjo zonë është pjesë e një peizazhi të mbrojtur me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare.
Protestat vazhduan edhe të martën në kryeqytetin Tiranë, me thirrje për anulimin e projektit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Banorë të zonës, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë ngritur shqetësime për ndikimin në mjedis, pronësinë e tokës dhe transparencën e investimit.
Ndërkohë, organizatat për mbrojtjen e mjedisit kanë nisur edhe mbledhjen e nënshkrimeve përmes një peticioni online.
Por, kryeministri Rama e ka mbrojtur projektin dhe ka thënë se ai nuk do të ndalet për sa kohë është kryeministër.
Rama tha po ashtu se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka bllokuar një transaksion prone të lidhur me projektin. SPAK-u nuk e ka konfirmuar publikisht bllokimin e ndonjë transaksioni.
SPAK-u më 1 qershor konfirmoi se ka nisur një hetim lidhur me Zvërnecin, por nuk dha hollësi se çfarë po hetohet saktësisht.
Projekti ka marrë vëmendje edhe për shkak të deklarimeve të mëhershme të Kushnerit. Në mars të vitit 2024, ai tha se synon të ndërtojë hotele dhe qindra vila në zonën e Zvërnecit.
Kompania e Kushnerit mori statusin e investitorit strategjik në dhjetor të vitit 2024 për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit. Vendimi u mor nga Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga Rama.
Sa i përket Zvërnecit, Rama tha të martën se Kushner “nuk ka bërë kërkesë për të qenë investitor strategjik”./ REL
Shqiptaret e meritojne te jetojne ne mocale dhe female.
Sado te lodhet kompania per sqarim ,asgje nuk do arij.organizatoret e kane mbledhur mendjen .Ata jane ose gjobaxhinj ose antishqiptar qe paguhen gjithsesi nga qarqe te caktuara.Nxitimi i Grekeve i ekspozoi keq,por ata do vazhdojne misionin e tyre.Ne ate proteste ka njerez qe nuk e dine fare ku bie Zverneci.Keta jane budallenjte qe shkojne pas berihait.Ustallaret qe terheqin fijet nuk duken, jane ne prapaskene
??????
Nuk e kam pelqyer shume Ramen por po del qe eshte udheheqesi me I mire qe ka pas Shqiperia. Sidomos me keta idiotet e injorantet e manipuluar nga Greqia dhe ekstremistet Muslimane detyra jone eshte qe ta perkrahim fort kryeministrin. In Rama we trust!
kurse ti je. kokrra e injorantit ( nqs nuk je BOT )
Bullshit , shashka .. sa respektoi Saimir Mane per “ mijera te punesuarit”.. ku jane?! Ne xhepat e Manes
Të vazhdoj pa ndërprerje investimi
Rroftë Partia dhe xhaxhi Edvin!
shikoni ate parajse ne foto qe ne shqiptareve ,na e ka dhene ZOTI, kurse bastardet shqiptare ua shesin bythezinjve arabe, kjo eshte ç'menduri, te vjen per te qarre kur e shikon ate paradaise qe do betonizohet dhe do shullohen ne rere ,perverset e gjith botes., mallkuar qofshi o bastarde qe s'late gje pa shitur dhe shkaterruar
Interesante ajo terheqja zvare e atij protestuesit pa filluar investimi. Kur te mbaroje e kam parasysh cfare do ndodhe.
Transparence!
Ju gazetare, analiste, njerez te qeverise qe i beni fresk teorive konspirative me idene se i beni nder Rames dhe do ju hedhe ndonje kocke, jeni me keq se ai roja private dhe shoket e tij qe rrembyen dhe dhunuan protestuesin ne mes te dites. Jeni me keq se ata qe rrethojne zonen me tela me gjemba nderkohe qe nuk ka asnje projekt te miratuar! Ishin keto sjellje te turpshme dhe barbare qe acaruan njerezit dhe popullin ne pergjithesi! Ju ne vend te kuptoni qe me kete sjellje me keto analiza qe beni, thjeshte po i hidhni benzine zjarrit, vijoni te beni politike te vjeter te para viteve 1990 me te rinj qe kane lindur nga viti 2000 e ketej dhe qe sjellje te tilla vetem i acarojne Nqs doni ti sherbeni pushtetit sherbejini, por sherbejini duke ju pershtatur realiteteve te reja! Pse nul nxirrni mesime o derezinj duke pare si ka perfunduar PD ja! Pikerisht se nuk u pershtat dot me kerkesat e reja te kohes. Do perfundoni njesoj! Mos me teori konspirative dhe me armiq te brendshem e te jashtem se e vetmja gje qe do beni eshte qe do shtoni cdo pasdite numrat e atyre ne shesh dhe do habiteni kur mos kete me kthim mbrapa!
Ore legen per cfare zotohesh, po ben punime pa leje ndertimi dhe leje mjedisi. Ti legen ti vetem sekser je dhe kaq, te rroje ndryshku Trump se ty as ne hale nuk te fusin.. Beje prove ne Amerike jo te besh punime paleje, por edhe detit t’i vesh gardh shkon ne pidhin e sa teme, ne kokerr te burgut.