Avokati i Popullit: Nismë për mjekimin e fëmijëve, Shabani: Jo më me “GoFundMe” 

1 Qershor 2026, 22:55Sociale TEMA
Avokati i Popullit: Nismë për mjekimin e fëmijëve, Shabani:

1 Qershori bëri bashkë në sheshin “Nënë Tereza” nxënës të shkollave 9-vjeçare në Tiranë. Mes një atmosfere festive, në ditën kushtuar të drejtave dhe mirëqenies së tyre, fëmijët uruan: 

“Gëzuar 1 Qershorin.” 

“Ishalla po bëhet mbarë, gjithë dëshirat tona të realizohen.” 

“Të gjitha të drejtat e fëmijëve duhet të respektohen.” 

Mes kontrastit të ngjyrave, këndeve artistike dhe sportive, sheshi i mbushur plot me grupet e koreve nga të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar në kryeqytet ofroi një panoramë të gjallë. Në fund, nxënësit performuan një këngë të përbashkët, duke sjellë zërin e tyre si mesazh kryesor të ditës. 

Në vijim të kësaj dite, Avokati i Popullit hapi dyert për iniciativën qytetare “Nisma për fëmijët”, ku një grup prindërish, me autorizim nga KQZ, po mbledhin firma për të propozuar një ligj që garanton financimin e plotë nga shteti për kurimin e fëmijëve brenda ose jashtë vendit. 

Shabani u shpreh se “Është e pajustifikueshme që ne ende në Shqipëri na duhet të ngrejmë GoFundMe për të financuar trajtimin shëndetësor të fëmijëve shqiptarë. E kam të vështirë të gjej kush do jetë ai deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe do votojë kundër.” 

Nga ana e saj, Zyra e Komisionerit ka publikuar udhëzuesin “Për mbrojtjen e të dhënave personale të të miturve”, me synim rritjen e ndërgjegjësimit të fëmijëve, prindërve dhe institucioneve mbi rëndësinë e të dhënave të tyre për një mjedis më të sigurt digjital. 

3 Komente

  1. F
    Five company

    Avokati i Popullit, ka nje detyre qe te perballet me politiken duke e konsideruar ate si nje instrument qe shkon kunder aspiratave te nje populli. Femijet konsiderohen e ardhmja e nje kombi dhe " sherimi" i tyre ne rradhe te pare vjen nga prinderit e tyre qe shohin pasqyren e moralit dhe te edukimit te gershetuar ne genet trasheguese. Dhe si fillon "sherimi"??! Pyetja e pare: 1- Perse me linde kur nuk e shihje te domosdoshme pasojen pozitive te nje rezultati marredhnje dashurie ??! Kush jane alternativat e pergjigjes??! Mund te permendim disa per " kushtet moderne" qe po kalojme. Interesi, shume i ri per te menduar per te krijuar nje familje, imponim familjar, imponim i partnereve etj. Pra pervec rezultatit te lidhjes sentimentale i cili eshte baza e krijimit te nje familjeje, alternativat e tjera konsiderohen tragjedi familjare ku femijet jane krijesat qe vuajne pasojat ose paramendimet e prinderve te tyre.... Si do ta sheroni kete gjenerate ose te ardhme te nje kombi, ku pjesa me e madhe vjen nga nje tragjedi personale dhe kalon ne tragjedi kombetare??! E permend kete fakt, sepse kombi shqiptar, eshte nje nder te paktet ne bote qe e ka tradite bashkejetesen me familjen edhe ne moshe te rritur. Eshte pikerisht, kjo marredhenje sentimentale midis burrit dhe gruas finalizim i aktit te percjelljes se dashurise, geneve te tyre, qe krijon nhe bond te forte midis gjeneracioneve. Alternativat e tjera, zakonisht themi: " Kur babai ose nena juaj nuk ju do, ju ka braktisur, mendon se njerku ose njerka do te zevendesoje kete bond familjar??! Cfare mund te bej Avokati i Popullit per nje gjenerate pasardhesish te politikes, artit, kultures qe u konsideruan ' pjella eksperimentale" te nje tranzicioni politik, kulturor, mentaliteti globalist ku te gjthe alternativat e mundshme te ardhjes se tyre ne jete anojne nga interesi, papjekuria, genjeshtrat dhe mashtrimet dhe e vetmja deshire eshte e para te largohen nga familja dhe me pas edhe nga vendlindja, per te vetmen aresye se nuk mund te perballen me mashtrimin e madh pasqyror te prinderve te tyre... Post Scriptum: Te rritesh nje femije kerkon ne rradhe te pare dashuri dhe durim gje qe dadot, njerku, njerkat nuk mund ta zevendesojne rolin prinderor!! Sakrifice do te thote, qe nuk ka me vetekenaqesi, egoizem, individualizem sepse familja eshte teori e grupit dhe jo e nje lideri individualist...Kush jane ilacet qe politikanet tane do tju ofrojne femijve te tyre??! Eshte ilaci i jetes dhe gabimeve te tyre " riperseritese"!!!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sanco

      Po flasim per femije te semure, jo per probleme te edukimit. Or gomar inteligjent.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fol Shqip o Avokati i Popullit

        O Avokati I popullit, ne shqip Ishalla/inshallah perkthehet, "ne dashte/ne dhente Zoti". Na lodhet me gjithe keto huazime nga turqishtja, anglishte etj Kur kemi fjalet tone, e di qe nuk kemi fjale tjeter per si shembull corape (nga turqishtja.osmanishtja) kompjuter(nga anglishtja), apo kemishe (nga italishtja) dhe nuk jam kunder gjetjes apo krijonim fjale edhe per keto ne Shqip, por per SA kohe nuk kemi tonat eshte e pranueshme ti perdorim, por ta marre e mira kemi fjalet shqip per shumicen e ketyre fjaleve qe po perdorim cdo dite e me shume pa I thene aspak respekt gjuhes tone. Mos harroni kjo gjuha na e ka ruajtur vazhdimesine deri tanim perndryshe nuk do ekzistonte me emri Shqiptar

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje