Policët e shtrirë po konsiderohen gjithnjë e më tepër si një nga masat më efikase për rritjen e sigurisë në rrugë, veçanërisht në zonat urbane, pranë shkollave apo kopshteve.
Drejtuesit e automjeteve shprehen se vendosja e tyre ndikon drejtpërdrejt në uljen e shpejtësisë së automjeteve dhe në shmangien e aksidenteve, sidomos në akset ku qarkullimi është i lartë dhe ku lëvizin shumë këmbësorë.
“Sidomos nëpër shkolla njëherë duhen këtu. Bëhen shumë aksidente, duhet të kenë shumë kujdes”, u shpreh një prej shoferëve.
“Përveç policëve të shtrirë, kujdes duhet pasur edhe rreth rrotullimeve, nëpër lagje, ku janë rrugica domethënë që ka fëmijë nëpër zona të banuara”, tha një tjetër shofer.
Kërkesat për shtimin e policëve të shtrirë janë bërë edhe më të forta pas numrit të lartë të aksidenteve të regjistruara kohët e fundit në vend, disa prej të cilave kanë qenë tragjike dhe me humbje jete, përfshirë edhe fëmijë të vegjël. Nga ana tjetër, specialistët e sigurisë rrugore theksojnë se policët e shtrirë mbeten një ndër format më efektive për kontrollin e shpejtësisë në zonat me risk të lartë. Sipas tyre, krahas shtimit të tyre në akset problematike, është i nevojshëm edhe respektimi i rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve, në mënyrë që të shmangen aksidentet dhe të garantohet më shumë siguri për qytetarët. /rtsh.al
Ky qe ka shkruar kete artikull me siguri eshte tregetari i ketyre te ashtuquajrurave polic i shtrire. Eshte mbushur Tirana gjithandej me te tilla. Nuk eshte zgjidhje. Bilé duhen hequr si ndertime te paligjshme. Edhe kodi rrugor nuk i parashikon. Jane vizimet dhe tabelat ato qe disiplinojne qarkullimin. Kush i shkel denohet.
Po pra, budellalleqe alla Shqiptare. Dje ankoheshim qe kishim rruget me gropa, sot po i kerkojme qe t`i bejme me gunga. Kur doni qe ta kuptoni ,: duhet edukim qytetar dhe masa konkrete , pasi me keto "police te shtrire" nuk zgjidhet asgje, pasi me 60 km ne ora kalohen fare pa u ndier, dhe nuk zgjidhin asgje, ndersa kush ecen nen 40 km /ore detyrohet qe te ndalohet teresisht. Madje behen shume stresuese dhe sjellin irritim dhe si rrjellim vozitje me te pakujdesshme.
Në cilin ambient shkollor apo ambient park fëmijësh kini parë një herë të vetme patrulla rrugore ?! Shkurt: mungesa sinjalistike dhe informimi i drejtuesve ( nga shkollat private dhe nga ministria përkatëse të mjeteve motorrike se si duhet të sillen( ngasin) me këto ambiente është ku tjerët qiameti. Tjetra: me detyrim dhe e domosdoshme është krijimi i shkollës "kolektive" shteterore me tema krejtësisht të njësuara,ku çdo person që do të marrë patentën kalon me detyrim 6-10 orë mësim kolektiv,në klasa me jo më pak se 20 veta ,ku " mesuesi' ka vetëm e vetëm një qëllim.... Të mësojë se si sillemi në rrugë,në kryqëzime,në rrethrrotullimi e në zonat me rrezik të lartë. Kuptohet që pagesa për këto mësime është e detyrueshme nga shkolla private që keni zgjedhur dhe asnjë lekë më shumë nuk duhet të paguajë kursanti. Bëjeni këtë,dhe aksidentet tek moshat " problematike" do ulen me 80%.