Incidenti me protestuesin në Zvërnec, kompania shkëput kontratën me firmën e sigurisë

31 Maj 2026, 11:35Sociale TEMA
Incidenti me protestuesin në Zvërnec, kompania shkëput

Kompania “Zvërnec South Adriatic Development” ka reaguar publikisht lidhur me incidentin e regjistruar një ditë më parë në zonën e projektit të saj zhvillimor në Zvërnec, duke dënuar sjelljen e kompanisë së sigurisë së kontraktuar dhe duke njoftuar ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënies kontraktuale me të. 

Pasi kemi shqyrtuar me përgjegjësi të plotë materialet e bëra publike mbi sjelljen e pajustifikueshme të shoqërisë së sigurisë, kompania "Zvërnec South Adriatic Development" njofton shtypin dhe opinionin publik si më poshtë:

Për të garantuar sigurinë e zonës zhvillimore, që është tërësisht pronë private, ishte kontraktuar një kompani sigurie e pajisur me lejet dhe licencat përkatëse nga institucionet shtetërore dhe me përvojë në këtë fushë.
Por ekzaminimi i materialeve e bën absolutisht të papranueshme vazhdimin e marrëdhënies kontraktuale me këtë shoqëri. Në asnjë moment, kompania e kontraktuar e sigurisë nuk ka pasur instruksione nga ana jonë për të vepruar në kundërshtim me autorizimet ligjore dhe në cenim të të drejtave të garantuara për qytetarët shqiptarë.

Ndërhyrja ndaj një qytetari që ishte në të drejtën e tij të plotë për të protestuar jashtë kufirit të pronës, dhe tërheqja e tij brenda saj për të ushtruar forcë, nuk është vetëm e papranueshme moralisht, por edhe e dënueshme penalisht. Për këtë arsye kemi ndërprerë me efekt të menjëhershëm marrëdhënien kontraktuale me shoqërinë e sigurisë.

Kërkojmë ndjesë për këtë incident të panevojshëm dhe u bëjmë thirrje organeve kompetente të kryejnë një hetim të plotë e të paanshëm të ngjarjes dhe të ndëshkojnë sipas ligjit personat përgjegjës. "Zvërnec South Adriatic Development" qëndron në dispozicion të plotë ndaj autoriteteve dhe të gjitha palëve të tjera të interesuara, me gatishmëri dhe transparencë të plotë.

Ritheksojmë se marrëdhënia me komunitetin është thelbësore për investitorët dhe mbetemi të angazhuar të bashkëpunojmë me të gjithë banorët e zonës. Në javët në vijim do të shtojmë përpjekjet tona për një komunikim më thelbësor me komunitetin e respektuar të zonës.
Po ashtu shprehim keqardhjen që episodi i shëmtuar i djeshëm po shfrytëzohet për të qarkulluar në rrjetet sociale pamje tërësisht të fabrikuara të projektit, me qëllim nxitjen e idesë së gabuar se zhvillimi do të shkatërrojë natyrën.

Vlera ndërkombëtare e projektit qëndron pikërisht në përkushtimin maksimal për të harmonizuar projektin me natyrën, sipas standardeve më të larta të aplikuara ndonjëherë, në mbrojtje të ekosistemeve të veçanta të zonës, si vlerë e padiskutueshme e trashëgimisë natyrore të Shqipërisë.
Projekti final do t'i prezantohet në kohën e duhur publikut si dëshmi përtej çdo dyshimi e një shembulli të shkëlqyer të harmonisë me natyrën.

11 Komente

  1. A
    Atlanta Office - Special Ops

    Pronat jane falsifikuar nga nje trafikant droge qe pastron leket me Kastratin. Ndiqni dhe emrin Redi Struga, prestanome i Musa Kastratit. Kompanite fundore te investimit jane shell companies (kompani guacke) ne Holande. Pronare jane familjare te Rames, krimi dhe familja Kastrati, si koordinatore e parase se piste ne Shqiperi, perfshire kapitalet e Sali Berishes dhe birbove te tjere ne PD. Dhe nje gje, per ata qe do hulumtojne - ka dhe pronare rus ne ato kompanite holandeze. Ndiqni parane.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Anna

      Kompania “Zvërnec South Adriatic Development” a ka leje zhvillimi/ndertimi nga KKTU (Keshilli Kombetar i Territorit dhe Ujit)? Nese ka cfare duan protestuesit qe hyjne ne konflikt me kompanine? Nese nuk ka pse policia mbron rrethimin e jashteligjshem?

      Përgjigjjuni
      1. P
        Protestues te ligjshem

        Protestuesit kane te drejte me cdo kompani apo qeveri bazuar ne ligjin themelor te Kushtetutes, ku e drejta e protestes eshte e pamohueshme. Per me tej bazuar ne konventen europiane te se drejtave te njeriut ne Artikullin 11.

        Përgjigjjuni
      2. E
        EDI

        Mir për tokën thoni që është private "çudi edhe kjo si është privatizuar" po lagunën si e kanë marrë???? Lagunat kudo janë të mbrojtura edhe sikur quhen pasuri kombëtare. Këtu baltë ishte por me këtë e bëtë llucë fare, 7-8 km vijë bregdetare privat??

        Përgjigjjuni
        1. E
          EDI

          Mir për tokën thoni që është private "çudi edhe kjo si është privatizuar" po lagunën si e kanë marrë???? Lagunat kudo janë të mbrojtura edhe sikur quhen pasuri kombëtare. Këtu baltë ishte por me këtë e bëtë llucë fare, 7-8 km vijë bregdetare privat??

          Përgjigjjuni
          1. E
            EDI

            Mir për tokën thoni që është private "çudi edhe kjo si është privatizuar" po lagunën si e kanë marrë???? Lagunat kudo janë të mbrojtura edhe sikur quhen pasuri kombëtare. Këtu baltë ishte por me këtë e bëtë llucë fare, 7-8 km vijë bregdetare privat??

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aleksander konomi

              Ore ca pronar thua tallen te gjith kur vajta ne gadaster me than do te vrasin ajo toke eshte nature nuk duhet ti perket asnjirit ta them un qe ajo tok ishte nga familga ime qe kishte 3 mije renje ullinje ne zvernec pervec familjes time nga narta konomi jan edhe familga shehu nga vlora po e them prap ajo tok eshte natura duhej ta merte shteti per mbrojte

              Përgjigjjuni
              1. E
                Emigranti

                Fiks, po kush ka pase prona afër detit para 1945. Popull i varfër dhe analfabet, që mezori siguronte bukën në fusha, jo paska pronarë ish pronare te detit. Deti ska patur pikë interresi në Shqipërine e asaj kohe. Toka duhet të jetë e askujt, ashtu të rri e pa ndërtuar.

                Përgjigjjuni
              2. e
                ee

                Weeeeeee

                Përgjigjjuni
                1. e
                  ee

                  Weeeeeee

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    A

                    Per cfare projekti flet ky hajdut,perfaqsues i kompanise qe ka filluar investimet, kur palloshi hajdut thote qe nuk ka projekt. Ketu duket qe palloshi eshte kapur me presh ne dore ne vjedhjen e radhes. Ky duhet zhdukur nga qarkullimi si vjedhes strategjik.Ju ka plasur skandali dhe po kapen me kompanite e ruajtjes se ketij rrethimi pa leje.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje