Nektarinat e Lushnjës: Prodhim i bollshëm, por çmim nën kosto

30 Maj 2026, 22:30Sociale TEMA
Nektarinat e Lushnjës: Prodhim i bollshëm, por çmim nën

Është kulmi i sezonit të vjeljes së nektarinave dhe në Barbullinjë të Lushnjes të gjithë kultivuesit po përpiqen të gjejnë tregjet.

Ky vit ka qenë i mbarë për fermerët pasi prodhimi është i bollshëm, por problem mbetet çmimi. 70 deri në 80 lekë për kg po kërkohet nga tregtarët për nektarina, çmim që për prodhuesit është nën kosto. Ata pohojnë se për të justifikuar shpenzimet, çmimi i leverdisshëm do të ishte 100 lekë për kg, por atë e vendosin tregtarët.

Produkti për tregun vendas kërkohet më lirë se malli për eksport. Ky i fundit grumbullohet me 100 lekë për kg dhe fermeri ka siguri në shitje.

“Çmimi aktual i nektarinë është 800 deri në 900 lekë. Ndonjë që është produkt më i mirë mund të jetë 1 mijë lekë. Ndërsa pjeshka tani është me pakicë, domëthënë nuk kemi volume, mund të them s’kemi fare për momentin, presim pjeshkën e re”, tha një fermer.


“Çmimet janë të ulëta. Tregu nuk po ecën. Të paktën të ishte me 1 mijë lekë, se me 800-900 lekë sa po e shesin nuk ja vlen”, tha një tjetër.


Fermerët e plantacioneve të drurëve frutorë kërkojnë mbështetje nga shteti në skemat e këtij viti. Shumë prej tyre nuk kanë aplikuar pasi për skemën e 2026 nuk i plotësojnë kriteret.


Madje, në Barbullinjë, zonë e njohur për kultivimin e pjeshkëve, fermerët janë duke i prerë dhe po i zëvendësojnë me kumbulla, me qëllim uljen e kostos së prodhimit.

Kumbulla kërkon më pak shpenzime dhe shitet me të njëjtin çmim me pjeshkën, nektarinën apo kajsinë.

10 Komente

  1. M
    Munika

    Me qe prodhimi eshte I bollshem e cmimi nen kosto, dyfishoni cmimin e lerini te kalben, se te tille hajvan biznesmene kemi ne, qe e duan shperblimin, aq sa u duhet atyre e jo aq sa dikton prodhimi.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vetem tregetare nuk i quan dot

      Keto plehra tregetare e blejne me 800 lek te ai qe lodhet dhe ben harxhime,e shesin tre fishin ne dyqan dhe e kalbin makutet

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nuk di...mendime jap

        Bëhu tregëtar e jepi drejtim... Ti do jesh shpëtimi i fermerëve

        Përgjigjjuni
      2. G
        Ganiu

        Prandaj Duhen Kooperativat, nxirreni produktin vet ne treg ne piken e caktuar te kooperatives qe mund te ndodhet ne rethinat e qytetit, cdo kooperative mallin e vet te certifikuar me standarte , jo e ka prodhu hasani, jo hyseni, jo me kacile ne cepat e pallateve apo me bidona maje motorit.Duhet edhe konsumatori te dije cfare po ha, edhe keta te marrin djersen e tyre dhe te veje haka tek i zoti , zhdukini keta tregtaret qe vec shtrenjtojne cmimet kot per te vjedhur.Stop hajduterise , gjeneroni fryme komunitare e bashkim e kooperim , sidomos aty ku te gjithe bejne te njeten pune dhe punojne per nje qellim,Shteti duhet ta thyeje ne mes cdo individ qe nuk bashkohet me grupin, jemi vend shum i vogel per mos u bashku mes vedi , kete na meson historia qe nga antikitieti e , skenderbeu , e deri sot, transformimet e medha kane ardhur nga bashkimi, qofte i bekuar ai qe i bashkon njerezit ne kete vend.

        Përgjigjjuni
        1. V
          V.L

          5 koqe nektarina,1000 lek. Dhe është çmim i ulët thonë. Ju vazhdoni me çmime të larta, ...ju qaheni, konsumatori qan. .. të dy në fund xhepin bosh. Nuk egziston termi ekonomik " prodhim i shumtë por nuk ka çmim", thjeshtë nuk egziston. Prodhim i shumtë= ulje çmimi= blerje nga konsumatori me shumë = prodhimin e shita. A fituar? Po. A u bëtë të pasur? Jo. A u pagua mundi?Jo. Por diçka nxorre. Me këtë punë merresh e mos prit të blesh makinë,shtëpi,e pak pushime brenda vitit. Keni humbur sensin e prodhuesit. PRODHUESI KA VETEM E VETEM NJE QELLIM.......TE SHESI MALLIN QE MOS TI NGELET STOK

          Përgjigjjuni
          1. x
            xhoxhi

            Flasin për kosto...Më vjen keq por askush nuk ka idenë e kostos dhe pastaj flasin për çmim të ulët.Ju doni vetëm të fitoni dhe kështu tregu ju bën naftën.Fitoni më pak sot nesër më shumë.Ky është tregu i lirë.Niktarinjat këtu Athinë die në pazar i mora 1,5 euro...

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fermeret duhet ndimuar me shume nga shteti

              Respekt per secilin Fermer qe meret me Frutat apo dhe me pune te tjera te Bujqesise.. Shteti duhet ti ndimoje keta Fermer qe lodhja e tyre eshte e pafund.... Fatekeqesi qe shqiperia mere nga Importi Fruta Perime ... perjashto ato dembele qe nuk i punojne Tokat e tyre qe te mbjedhin simbas stines gjithmone ..... por duhet dhe shteti ti ndimoje ne maksimum.... ( Tokat ne secilin vend qe jane njesoje , dhe ne hqiperi Tokat jane prodhunese dhe shume te mire, atehere perse duhet mare prodhime nga Importi ! )

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fermeret duhet ndimuar me shume nga shteti

                Respekt per secilin Fermer qe meret me Frutat apo dhe me pune te tjera te Bujqesise.. Shteti duhet ti ndimoje keta Fermer qe lodhja e tyre eshte e pafund.... Fatekeqesi qe shqiperia mere nga Importi Fruta Perime ... perjashto ato dembele qe nuk i punojne Tokat e tyre qe te mbjedhin simbas stines gjithmone ..... por duhet dhe shteti ti ndimoje ne maksimum.... ( Tokat ne secilin vend qe jane njesoje , dhe ne hqiperi Tokat jane prodhunese dhe shume te mire, atehere perse duhet mare prodhime nga Importi ! )

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sefer Daja

                  Fermerët këtu tek ne nuk kanë çfar kërkojnë nga shteti! I ka " ndihmuar" shteti sa s'ka!!! Ligji 7501 është super super ndihmē! U bënë pronar nga hiçi shumica e tyre! Ndërsa pronarët e vërtetë morën "nektarinat!" E tani ankohen se është çmimi ulēt! Jo ore, jo! Nuk është pak ai çmim si çmim shumice! Respekte për këdo që derdh djersë, po mos kërkoni " qiqrra në hell"! Nëse mendoni se është i ulët çmimi, krijoni pavarësi nga tregtarët e shiteni vet prodhimin! Shikojeni sa " kollaj" është! Ju harroni se ai tregtari, do mbulojë dhe kostot e transportit, magazinimit, taksat, tatimet e qerat e do mbajë dhe koston e mos shitjes ose prishjes së produktit! Shpesh më ka ndodhur të ndaloj për të blerë tek fermerët që shesin produktet e tyre buz rrugve nacionale, por më ka bër përshtypje që çmimi i tyre ish dhe më i lartë se në Tiranë!

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arbeni

                    Ore u bëni kontrollim atyre nektarinave se do jenë të spërkatura me pesticide të ndaluara që shkaktojnë kancerin tek ata që i konsumojnë.Këta fermerë janë pa din e iman dhe duan vetëm të fitojnë,se për ata që sëmuren nga veprimi i tyre kriminal nuk duan t’ja dijnë.Kjo është një gjë e zakonëshme ku këta fermerë të papërgjegjshëm prodhojnë fruta dhe perime të helmuara me pesticide shumë të rrezikëshme për shëndetin e njeriut.Këto prodhime nuk eksportohen në BE,sepse kontrollet për ushqimet në shtetet e BE janë tepër strikte dhe këta të pafytyrë i shesin vetëm në Shqipëri.Edhe tregëtarët që i blejnë këto prodhime e i tregëtojnë sa 3-4 fishi i blerjes janë me plot kuptimin e fjalës monstra.Do ishte shumë mirë që fermerët të krijonin kooperativa për grumbullimin dhe tregëtimin e frutave dhe zarzavateve duke i nxjerrë jashtë loje këta tregëtarë pisa që i blejnë xhaba këto prodhime.Këta spekullatorë përfitojnë ngaqë prodhuesit janë një nga një,jo të bashkuar.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje