VIDEO/ Përplasje në Këshillin Kombëtar të PD-së, ndërpritet mbledhja dhe fiket transmetimi pas debatit Berisha–Kuçana

15 Korrik 2026, 19:30Politika TEMA
VIDEO/ Përplasje në Këshillin Kombëtar të PD-së,

Këtë të mërkurë në mbledhjen Këshillit Kombëtar të PD-së pas përfundimit të propozimeve për ekipin drejtues nga Kreu i PD-së Sali Berisha ka pasur një përplasje verbale mes anëtares së Këshillit Kombëtar Ilirjana Kuçana dhe Berishës.

Kuçana ka kërkuar që të mbaj një fjalë për propozimin e një rezolute kundërshtues për listën e propozimeve nga kreu i PD-së. Berisha nga ana e tij ka sqaruar se nuk mohohet fjala e askujt por sipas statutit ka një rend dite të përcaktuar në mbledhjen paraardhëse.

Mes tyre ka pasur një dialog në prani të gjithë anëtarëve dhe një debat verbal. Kuçana ka insistuar në fjalën e saj se ajo duhet të parashtrojë kundërshtimet. Berisha i ka thënë se i ka kthyer përgjigje me anë të një sms lidhur me kët çështje duke insistuar se duhet të ndjek statutit.

Berisha i ka bërë thirrje disa herë anëtares të qetësohet.

Vetëm pak sekonda më vonë, regjia e selisë së Partisë Demokratike ndërpreu sinjalin e transmetimit live nga mbledhja, ndërsa seanca u pezullua përkohësisht.


Pjesë nga debati

Ilirjana Kuçanaj: Ka një kërkesë që e kam depozituar 24 orë para, ne jemi anëtarë të Këshillit Kombëtar, të lutem respektoje statutin mos e nis detyrën në shkelje të detyrës.

Kryetarja e Këshillit: Ka rend dite do zbatohet rendi i ditës.

Sali Berisha: Lërmë të flas, paraqitja e rezolutave ka rregullin e vetë, do kesh të drejtë ta paraqesësh sa herë të duash, por sipas rregullit. Nuk mund ta shkruajmë statutin ne këtu.

Ilirjana Kuçanaj: Statutin e ke shkelur që në momentin që kemi shtuar 37 emra... Të rikandidojmë Flamur Nokën Sekretar të përgjithshëm.

 

1 Komente

  1. K
    King D

    Mosha ben te veten.. iku Saliu djema na laaaaa..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje