Turpërohet Vllaznia, Malisheva e Brdariç e shkatërron me pesë gola dhe e eliminon nga Europa

15 Korrik 2026, 19:50Sport TEMA
Turpërohet Vllaznia, Malisheva e Brdariç e shkatërron me

Vllaznia ka përjetuar një nga duelet më të hidhura në arenën europiane. Skuadra shkodrane është eliminuar nga Liga e Konferencës pas një humbjeje të rëndë 5-0 ndaj Malishevës në Kosovë.

Pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë në stadiumin “Loro Boriçi”, kuqeblutë udhëtuan me avantazhin minimal, por në sfidën e kthimit nuk arritën të përballojnë presionin e skuadrës së drejtuar nga Thomas Brdariç.

Malisheva e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 34-t me Ukën, i cili realizoi pas disa rasteve të krijuara nga vendasit. Në fundin e pjesës së parë, Ibishi dyfishoi shifrat në minutën 45+2, duke e çuar Vllazninë në dhomat e zhveshjes në një situatë shumë të vështirë.

Në pjesën e dytë, skuadra kosovare nuk uli ritmin dhe vulosi gjithçka me dy gola të tjerë. Uka shënoi sërish në minutën e 52-të, ndërsa Veliu vetëm gjashtë minuta më vonë realizoi golin e katërt, ndërsa në fund shënoi edhe Dulaj, duke kompletuar një mbrëmje perfekte për Malishevën.

Vllaznia nuk arriti të reagojë në asnjë moment dhe u shfaq e pafuqishme si në aspektin ofensiv, ashtu edhe në mbrojtje. Pavarësisht fitores në ndeshjen e parë, avantazhi u përmbys në mënyrë spektakolare nga skuadra kosovare.

Kjo ishte një goditje e madhe për klubin shkodran, i cili largohet nga Europa pas një paraqitjeje zhgënjyese në ndeshjen vendimtare.

Nga ana tjetër, Malisheva, nën drejtimin e ish-trajnerit të Vllaznisë, Thomas Brdariç, feston një kualifikim të madh.

2 Komente

  1. F
    Foni

    Ky është treguesi më i qartë se si punohet në Kosovë dhe si punohet në Shqipëri. Kam bindjen se po të vendoseshin për çdo kompeticion, si champions league, Europa league dhe Conferenca league përballë njëra tjetrës skuadrat nga Kosova me ato të Shqipërisë, asnjë rezultat nuk kish për të qënë me diferencë më të vogël se 5 gola në favor të skuadrave kosovare. Turpi e mbuloftë Federatën Shqiptare të futbollit!! Duka, për të qënë përjetësisht kryetar federate, kujdeset vetëm për kombëtaren, për futbollin brënda vëndit as që e vret mëndjen. Të ishte se kombëtarja jonë do të mbështetej në punën dhe nivelin që paraqet futbolli ynë, ne do turpëroheshim rëndë edhe nga San Marino dhe Lihtenshtejn.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pal Vata baba inShkurtes

      Me ken shkodran tana i ban edhe te gjatin e ban

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje