Nga Andi Lila
Gjysmëfinalja Spanjë–Francë ishte një ndeshje e një niveli shumë të lartë, ku u përballën dy filozofi të ndryshme futbolli.
Spanja, e ndërtuar mbi filozofinë e Rondos dhe Juego de Posición/Tiki-Taka, e kontrolloi ndeshjen me qarkullimin e topit, pozicionimin dhe kontrollin e ritmit.
Trajneri Luis de la Fuente tregoi edhe një herë se është një trajner i nivelit të lartë, pavarësisht se nuk ka drejtuar kurrë
skuadra si Real Madrid apo Barcelona.
Në vlerësimin tim, Rodri ishte lojtari kyç i Spanjës. Ai organizoi lojën, kontrolloi ritmin, rikuperoi topa dhe vertikalizoi lojën me pasime në zona të rëndësishme. Yamal, Olmo dhe Baena ishin në një nivel shumë të lartë, ndërsa Oyarzabal ishte nën nivelin e përgjithshëm të skuadrës. Portieri dhe mbrojtja dhanë siguri.
Spanja është finaliste me shumë meritë.
Franca ishte një nga pretendentet kryesore të Botërorit 2026. Filozofia e Didier Deschamps bazohet te futbolli i tranzicionit dhe fuqia atletike: mbrojtje kompakte, rikuperim topi dhe kalim i shpejtë në sulm.
Por ndaj Spanjës, kjo nuk mjaftoi. Në vlerësimin tim, Franca pati dy probleme kryesore: mungesën e një mesfushori qendror “holding”, që të kontrollonte dhe ndërtonte lojën, si dhe problemet në krahun e majtë të mbrojtjes. Digne dhe Theo Hernández nuk dhanë sigurinë e nevojshme në fazën defensive.
Spanja e kuptoi këtë, e sulmoi pikën e dobët të Francës dhe bëri diferencën.
Mbappé, Dembélé, Barcola dhe Olise janë padyshim yje të futbollit botëror, por në këtë ndeshje zhgënjyen totalisht. Siç u shpreh edhe Ronaldo Nazário pas ndeshjes, talenti i tyre është i padiskutueshëm, por këtë herë nuk arritën të luanin në nivelin e pritshmërive.
Franca mbetet një superfuqi e futbollit botëror dhe do të jetë përsëri pretendente në Euro 2028 dhe Botërorin 2030.
Megjithatë, mendoj se mund të ketë ardhur koha për një epokë të re në stol, ndoshta me Zinedine Zidane.

Lini një Përgjigje