Spanja është finalistja e parë e Botërorit. Iberikët triumfuan 2-0 në gjysmëfinale ndaj Francës, në një ndeshje të dominuar totalisht.
“Gjelat” e kishin të vështirë të dilnin në lojë, për shkak të vendosjes së shkëlqyer të Spanjës në fushë.
Në minutën e 22-të, Yamal fitoi penallti për ndërhyrje të gabuar të Digne. Nga 11 metrat nuk gaboi Oyarzabal, që zhbllokoi takimin.
Pjesa e parë nuk prodhoi më gola, ndërsa Franca dështoi të gjuante në portë. Fraksioni i dytë nisi më mirë për ekipin e Deschamps, por Spanja goditi sërish.
Porro përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes kundërshtare dhe shënoi të dytin për spanjollët. Yamal shënoi edhe të tretin, por u anulua për pozicion jashtë loje.
Spanja rikthehet në finalen e Botërorit, pas pritjes 16 vjeçare, ndërsa eliminon Francën për herë të tretë radhazi, pas Europianit dhe Ligës së Kombeve.
Lini një Përgjigje