VIDEO/ Kumbaro nga Brukseli pas mbylljes së kapitujve 25 dhe 26: Ia dolëm

14 Korrik 2026, 22:10Politika TEMA
VIDEO/ Kumbaro nga Brukseli pas mbylljes së kapitujve 25 dhe 26: Ia

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka publikuar një video nga Brukseli pas mbylljes së kapitujve 25 dhe 26 në kuadër të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Në videomesazhin e saj, Kumbaro shfaqet së bashku me ekipin përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, ndërsa thekson se pas grupit të pranishëm në Bruksel qëndron një ekip shumë më i madh që ka punuar ndër vite për përmbushjen e kritereve.

“Jemi nga Brukseli me ekipin përfaqësues të Ministrisë së Arsimit. Sapo mbyllëm kapitujt 25 dhe 26. Ministria e Arsimit është një ekip shumë më i madh se kaq. Ne jemi vetëm një grup i vogël, por pas nesh janë shumë shokë dhe shoqe që kanë punuar fort gjatë gjithë këtyre viteve. Ia dolëm”, u shpreh ministrja.

Kapitulli 25 lidhet me shkencën dhe kërkimin, ndërsa kapitulli 26 përfshin arsimin dhe kulturën. Mbyllja e tyre u formalizua gjatë Konferencës së nëntë Ndërqeveritare Shqipëri–BE në Bruksel.

Lini një Përgjigje