Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz, unë do jem krah jush!

14 Korrik 2026, 20:14Politika TEMA
Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz,

Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, përshëndeti mbylljen e tre kapitujve të parë të negociatave me Shqipërinë, duke e cilësuar këtë një moment të rëndësishëm për vendin dhe një lajm shumë të mirë për procesin e zgjerimit të BE-së.

Ajo tha se ky hap u bë i mundur pasi Shqipëria përmbushi pikat e ndërmjetme për sundimin e ligjit, por theksoi se reformat duhet të vazhdojnë dhe të thellohen. Sipas komisioneres, vendi po ecën drejt objektivit ambicioz për përfundimin e negociatave deri në fund të vitit 2027.

Duke iu referuar një sondazhi të fundit, Kos tha se 92 për qind e qytetarëve shqiptarë mbështesin anëtarësimin në BE, 94 për qind besojnë se anëtarësimi do t’i sjellë vendit më shumë përfitime dhe 93 për qind kanë besim te Bashkimi Europian. Ajo siguroi se do të vijojë të qëndrojë në krah të Shqipërisë deri në përfundim të mandatit të saj.

Lini një Përgjigje