Lamine Yamal është gati për sfidën e mbrëmjes kundër Francës, siç ka theksuar në konferencë shtypi. “Për ditëlindje dua t’i dhuroj vetes një fitore dhe një udhëtim në New York për finale”, – ka thënë lojtari që festoi 19-vjetorin e lindjes më 13 korrik, me arrogëncën e tij të zakonshme.
Pastaj, në lidhje me Francën, sulmuesi i Barcelonës shtoi: “Frikë prej tyre? Jo, jemi ne kampionët e Europës, nuk kemi frikë askënd”.
Në fund, për formën e tij personale dhe faktin që ka shënuar vetëm një gol në këtë Botëror, Yamal u shpreh: “Nuk jam aspak i shqetësuar që kam shënuar vetëm një gol. E pranoj sfidën e gjysmëfinales, jam këtu për këtë gjë”.
Lini një Përgjigje