Zbulohen detaje të reja për heqjen e kartonit të kuq të Balogun, vendimi u mor nga vetëm një zyrtar i FIFA-s

13 Korrik 2026, 15:00Sport TEMA
Zbulohen detaje të reja për heqjen e kartonit të kuq të

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vendimin e pazakontë të FIFA-s për të pezulluar dënimin e sulmuesit të SHBA-së, Folarin Balogun, pas kartonit të kuq të marrë në Botërorin 2026.

Sipas The Times, vendimi nuk u mor nga i gjithë Komiteti i Disiplinës i FIFA-s, i përbërë nga 18 anëtarë, por vetëm nga kryetari i tij, Mohammad Al Kamali, nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Asnjë prej 17 anëtarëve të tjerë nuk u përfshi në shqyrtimin e çështjes.  

Balogun ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen mes SHBA-së dhe Bosnje-Hercegovinës, pas ndërhyrjes së VAR-it, një vendim që normalisht shoqërohet me pezullim automatik për ndeshjen pasardhëse.

Megjithatë, Al Kamali vendosi ta pezullonte zbatimin e dënimit për një periudhë prove njëvjeçare, duke i hapur rrugë Balogun të luante në sfidën e 1/8-ave ndaj Belgjikës. Sulmuesi nuk arriti të linte gjurmë në atë takim, ndërsa SHBA u eliminua nga turneu. Vendimi ka shkaktuar debat të madh dhe kritika për mungesën e transparencës në procesin disiplinor të FIFA-s. 

Lini një Përgjigje

Blog Tema