Argjentina kalon mes vuajtjeve Zvicrën dhe "prek" gjysmëfinalen

12 Korrik 2026, 05:57Sport TEMA
Argjentina kalon mes vuajtjeve Zvicrën dhe "prek"

Argjentina mundi Zvicrën në një ndeshje të luftuar deri në sekondat e fundit falë një supergoli të Julian Alvarez dhe një goli në frymën e fundit të Lautaro Martinez.

Më herët Zvicra mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të Embolo për simulim që erdhi në minutën e 72’.

Serinë e golave e hapi Alexis Mac Allister pas një korneje të Lionel Messit në minutën e ’10.

Më pas, në pjesën e dytë, Zvicra barazoi pas një aksioni shembullor në minutën e ’67 me Dan Ndoye.

U desh ndihma e shtesës për të përcaktuar fituesin që do të përballet në gjysmëfinale me Anglinë e Tuchel.

Julian Alvarez nxori nga repertori i tij një goditje të shkëlqyer me të djathtën nga jashtë zone në minutën e ‘112.

Almada në sekondat e fundit u gjend përballë portierit me këtë të fundit që bëri një super pritje vetëm që topi të dilte në udhën e Lautaros që nuk gaboi për t’i çuar shifrat në 3-1.

Një ndeshje disi në hije e Lionel Messit që provoi me disa goditje por pa gjetur dot rrugën e rrjetës. Në një rast ndoshta mund të kish bërë më mirë në stopimin e topit dhe gjuajtjen por zgjodhi “spektakolaren” dhe tentoi një parabolë që u prit nga portieri rival.

Argjentina kalon mes vuajtjeve në gjysëmfinalet e kupës së botës për herë të dytë radhazi.

TemA

Lini një Përgjigje