Shqipëria u rendit e treta në Evropë për rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve në maj 2026 krahasuar me majin 2025. Ky trend rritës të vendit e rendit vendin tonë, si një ndër destinacionet kryesore turistike në rajon, i nxitur nga shtimi i linjave të reja në Aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Tabela krahasuese, tregon se Shqipëria shënoi një rritje prej 26% të trafikut të pasagjerëve, duke u renditur pas Sllovakisë me 112,8% dhe Maqedonisë së Veriut me 27,4%.
Sipas statistikave të referuara, pas Shqipërisë renditen Mali i Zi me 17,8%, Malta me 16,5%, Uzbekistani me 16,2% dhe Estonia me 13,1%, ndërsa disa vende evropiane kanë shënuar rënie të trafikut ajror gjatë së njëjtës periudhë.
Rritja e trafikut në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, pasqyron zgjerimin e lidhjeve ajrore dhe shtimin e numrit të pasagjerëve, në një kohë kur Shqipëria vijon të regjistrojë fluks në rritje të turistëve dhe udhëtarëve ndërkombëtarë. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, së fundi është shtuar me 2 fluturime direkte me Zyrihut dhe Sofjen, duke sjellë më shumë mundësi udhëtimi për pasagjerët dhe duke forcuar lidhjet e Shqipërisë me Zvicrën dhe Bullgarisë.
Lini një Përgjigje