Rivlerësimi, a do ulet çmimi i pronave?

11 Korrik 2026, 12:40Ekonomia TEMA
Rivlerësimi, a do ulet çmimi i pronave?

Rivlerësimi i pronave ka sjellë lehtësime financiare për qytetarët që duan të shesin banesat e tyre. Me tarifën e reduktuar, brenda muajve të parë nga nisja e këtij procesi, kostoja fiskale e kursyer nga tatimpaguesit ka arritur shifrën rekord prej 104.3 milionë euro. Ky kursim vjen si pasojë e mekanizmave lehtësues për rivlerësimin, procesqë ju mundëson pronarëve të përditësojnë vlerën e shtëpive, trojeve apo ndërtesave komerciale me çmimet aktuale të tregut, duke paguar një tarifë tatimore të reduktuar mbi diferencën e vlerës. Drejtori i NAREA, Reinaldo Pipiria, thotë për SCAN se interesi për këtë proces deri tani ka qënë i lartë, duke e bërë si fushatën më të sukseshme për numër aplikimesh.


“Nëse shohim statistikat, jemi në shifra të larta. Prithshmëritë janë optimiste dhe nëse vazhdojmë me këtë trend, kjo do të jetë një nga fushatat në të suksesshme për numër aplikimishesh dhe volum rivlerësimi’’- thotë Pipiria.

Por cilat janë efektet që do të sjellë ky proces në ccmimin e banesave pas sezonit tursitik?

“2 efekte të mira. Tregu do të ketë trend tjetër. Kur ka turistë, ka më pak mundësi blerjeje, ndaj me përfundimin e sezonit, shtator deri në dhjetor, ka më shumë hapësirë për blerësin vendas për të gjetur alternativë më ekonomike’’ – thotë Pipiria për SCAN.

Kjo skemë u mundëson pronarëve të përditësojnë vlerën e pronave të tyre me çmimet reale të tregut, duke u ngarkuar me një kosto fiskale shumë më të ulët gjatë transferimit të mëtejshëm të titujve të pronësisë. Përmes aplikimit të normave preferenciale të tatimit, të cilat janë parashikuar në kuadrin ligjor në fuqi, zotëruesit e pasurive të paluajtshme kanë arritur të ulin ndjeshëm detyrimet që zakonisht derdhen në buxhetin e shtetit për këtë kategori. Afati ligjor për të përfituar nga këto lehtësi fiskale përfundon më 31 Dhjetor 2026.

Lini një Përgjigje