Përfundojnë 87% e punimeve në “Elbasan-Rrogozhinë”! Rruga e re do të jetë autostradë e kategorisë “A”

9 Korrik 2026, 14:15Ekonomia TEMA
Përfundojnë 87% e punimeve në

Përfundon 87 për qind e volumit të punimeve për ndërtimin e aksit të ri rrugor Elbasan – Rrogozhinë.

Në gjashtë fazat e para të zbatimit janë drejt përfundimit të gjitha veprat e artit.

Ndërkohë, në segmentin Papër–Ura e Grykshit, punimet janë më të avancuara dhe ka nisur shtrimi i shtresave asfaltike dhe vendosja e elementeve të sigurisë rrugore.

Kryeministri Edi Rama, teksa ndau pamjet nga puna në terren, thekson se ndërtimi i këtij aksi është një investim që afron qytetet, rrit sigurinë rrugore dhe forcon rolin e Shqipërisë si urë lidhëse në rajon.

Rruga e re që po ndërtohet do të jetë autostradë e kategorisë A me nga dy korsi në secilin sens dhe ajo do të ketë një gjatësi rreth 40 kilometra.

Lini një Përgjigje