Ankara - Kryeministri Rama pritet në takim nga Presidenti Erdogan në Pallatin Presidencial

9 Korrik 2026, 14:35Politika TEMA
Ankara - Kryeministri Rama pritet në takim nga Presidenti Erdogan në

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur në një takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili ndodhet në Ankara për Samitin e 36-të të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s.

Takimi mes dy liderëve u zhvillua në Kompleksin Presidencial të Turqisë, nën mikpritjen e autoriteteve turke gjatë samitit të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Në takim morën pjesë edhe zyrtarë të lartë turq, mes tyre ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yasar Guler, nënkryetari dhe zëdhënësi i Partisë AK, Omer Çelik, kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT), Ibrahim Kalin, drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Burhanettin Duran, si dhe këshilltari i presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Akif Çagatay Kiliç.

 

Lini një Përgjigje