Kryetari i Grupit Parlamentar të PS dhe bashkëkryetari i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Europian–Shqipëri, Taulant Balla, deklaroi nga Strasburgu se lufta që bëhet kundër investimeve në Vlorë lidhet vetëm me çështje konkurrence.
Balla u shpreh ndër të tjera se shpreson që vitin e ardhshëm të fluturojmë nga Vlora drejt Strasburgut. Ai u ndal edhe te protestat që po zhvillohen në Shqipëri në lidhje me projektin e Zvërnecit, duke u shprehur se qëllimi është thithja e investime duke garantuar mbrojtjen mjedisore.
“Ne na nevojitet një aeroport në Jug, dhe lufta s’ka të bëjë fare me çështjet mjedisore, por vetëm me konkurrencën. Çdo gjë lidhet me konkurrencën. Shpresoj që vitin që vjen të fluturojmë nga Vlora në Strasburg. Do propozoj që takimi të bëhet në Vlorë dhe të realizoni një mision fakt-mbledhës bashkë, jo për të bërë politikë dhe për të ndarë lajme në mediat sociale”, u shpreh Balla.
“Objektivi ynë është që të promovojmë turizëm të qëndrueshëm, sepse kemi nevojë për më shumë vende pune. Jemi gjithashtu të bindur që të thithim investime dhe do të mbrojmë të gjitha aspektet mjedisore. Është e rëndësishme që të shikohet gjithë kuadri, mbrojtja mjedisore dhe rritja ekonomike shkojnë paralel me njëra-tjetrën, dhe kjo është mënyra për të shkuar drejt një Shqipërie më të zhvilluar dhe më të gjelbër. Dezinformimi është një luftë që duhet ta luftojme bashkërisht”, vijoi ai.
Po kush eshte e verteta o Tema? Titulli thote vitin tjeter fluturim nga Vlore ne Bruksel dhe Balla thote shpresojme .Jeni bere per te vene duart ne koke.Kjo rilindja genjen nga mengjesi deri ne darke.Mbaroni aeroportin njehere pastaj flisni.