Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga ecuria e punimeve në aksin rrugor Elbasan-Rrogozhinë, duke e cilësuar projektin si një investim strategjik për infrastrukturën dhe zhvillimin e vendit.
Në një postim në Facebook, Rama thekson se ky segment është pjesë e Korridorit VIII dhe do të ndikojë në përmirësimin e lidhjes mes qyteteve, rritjen e sigurisë rrugore dhe forcimin e rolit të Shqipërisë në rajon.
“Dhe me punën që vijon në aksin Elbasan–Rrogozhinë, pjesë strategjike e Korridorit VIII, një investim që afron qytetet, rrit sigurinë rrugore dhe forcon rolin e Shqipërisë si urë lidhëse në rajon, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
Aksi Elbasan–Rrogozhinë është pjesë e projekteve infrastrukturore të Korridorit VIII, i cili synon të lidhë Adriatikun me Detin e Zi, duke përmirësuar transportin dhe shkëmbimet ekonomike në rajon.
O idioti i Lindes me kapele, nuk punohet njekohesisht ne te gjitha akset rrugore sepse paralizohet levizja e njerezve dhe e mallrave. E kuptoj qe duhet bere keto tenderat per te kapur nodnje lek por te pakten mos u mburr qe po e ben se tregon qe je edhe hajdut edhe idiot. FAMILJARISHT.