Një fëmijë 18-muajsh në Arizona të SHBA-së u gjet gjallë në morgun e një spitali, disa orë pasi një mjek e kishte shpallur të vdekur pas një incidenti në pishinën e familjes.
Ngjarja ndodhi më 8 shkurt, kur familjarët e gjetën fëmijën pa ndjenja në pishinë dhe njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës. Ekipet e shpëtimit nisën përpjekjet për ringjallje dhe e transportuan fëmijën në spital.
Sipas raportit të policisë, oficerët u thanë mjekëve se kishin vërejtur shenja jete te fëmija, por mjeku Arian Toussi e shpalli atë të vdekur rreth një orë pas mbërritjes në spital.
A toddler who was pronounced dead after being pulled unresponsive from a pool at an Arizona home was later found to be breathing in a hospital morgue hours later, according to a newly released police report. pic.twitter.com/aJoffw6OsR
— Breaking911 (@Breaking911) July 9, 2026
Rreth pesë orë më vonë, punonjësit e zyrës së mjekut ligjor zbuluan se fëmija ende merrte frymë në morg. Ai u transportua me helikopter në një spital tjetër, ku u trajtua dhe më pas u rikuperua.
Spitali ka deklaruar se po kryen një hetim të plotë për rastin, duke e cilësuar situatën si “tronditëse” dhe duke premtuar masa për përmirësimin e procedurave të kujdesit ndaj pacientëve.
Avokati i mjekut tha se për respekt të familjes dhe privatësisë së pacientit nuk do të bëheshin komente të mëtejshme në këtë fazë.
Lini një Përgjigje