NATO: Misteri i trillerit “ndërkombëtar” me Samitin e Tiranës

8 Korrik 2026, 19:30Politika TEMA

NATO: Misteri i trillerit “ndërkombëtar” me Samitin e

Nga Ylli Pata

Dalja në ditën e parë të korrikut të raportimeve të disa agjencive ndërkombëtare për mundësinë e anulimit të Samitit të NATO-s në Tiranë vitin e ardhshëm, ishte realisht një zhbillim i rëndësishëm dhe dramatik.

Reuters, Bloomberg, Europa e Lirë, kishin angazhuar disa nga reporterët më me përvojë për çështjet diplomatike, e u referoheshin jo një, por një numri të konsiderueshëm burimesh. Pjesën më të madhe, duhet thënë e citonin, duke përdorur anonimitetin, siç ndodh në këto raste. Ngase kishim të bënim me diplomatë, apo zyrtarë më shumë administrativë dhe ushtarakë, që janë të detyruar të ruajnë etikën e detyrës që mbulojnë.

Edhe pse kishim të bënim me agjenci lajmesh e media të njohura për seriozitetin e tyre, dalja e atij lajmi në kapërcyellin një mujor të “Flamingo Revolution”, kjo çështje u pa më shumë si një histori trilleri, që kishte qoftë spiune e lobime, por edhe lëvizje të forta politike.

Që u përfaqësuan menjëherë në rrjete e qarqe, duke u kthyer në vula gjatë debateve jo thjesht të ndezura, por të trazuara në mediat e darkës.

Me fjalë të tjera, vendimi që u mor verën e shkuar në Hagë, me një lobim mjaft të komplikuar dhe intensic nga Edi Rama, për mbajtjen e samitit të Tiranës, po përpiqej që të bllokohej.

Kjo nuk se përbën ndonjë çudi në një botë lobimesh e interesash, sidomos në një kontekst që pas hyrjes së Shqipërisë në Bordin e Paqes, kur përplasjet mes qarqesh europiane me Tiranën, e posaçërisht Edi Ramën, u bën të dukshme. Por edhe të nëndheshme e centrifugale.

Caktimi i mbajtjes së samitit të krerëve të shtetit në Tiranë, përbën një event jo të kollajshëm dhe jo të lehtë. NATO nuk ka mbajtur asnjëherë ndonjë samit në Ballkanin Perëndimor, ai i Tiranës është i pari historik. Madje Aleanca nuk ka mbajtur samit as në Athinë. Të gjitha samitet e vendosura jo në një prej shteteve të mëdha e të pasura, janë shumë pak dhe vetëm çështje të rëndësishme gjeopolitike me kontekst të caktuar për kohën. NATO ka dy samite në Letoni dhe Lituani, s idy vende që kanë qenë pjesë e Perandorisë sovijetike por që më pas ju bashkuan Perëndimit, si dhe Samiti i Bukureshtit, ku George W Bush nisi zbatimin e doktrinës së zgjerimit të dytë të NATO-s.

Si rrjedhojë, edhe pse nuk thuhet nga mediat që kanë publikuar çështjen, apo spekulohet në një rast tjetër. përmendja e SHBA-së si një vend i interesuar për ta hequr Tiranën, duket nuk ka lidhje me çështjen.

Pasi qoftë për aleancën me shqiptarët e deri te Kosova më pas, interesi amerikan për rajonin, shto më pas edhe çështjet e nyjeve energjitike, duket i qartë e mjaft i rëndësishëm.

Ata qarqe që nuk duket se i vyen korridoret që krijon gjeopolitika e “botës shqiptare” që kanë 2 shtete e janë pjesë integrale e së paku tre shteteve të tjera, ka shumë gjasa që siç mbështetën betejën kundër Trumpit në Shqipëri, ta vijonin këtë betejë me një lëvizje në dukje “pragmatike” por që gjasat janë të jetë më e thellë se kaq.

Pikërisht në këtë kohë kemi një vizita intensive të ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha dhe ai i Mbrojtjes Nufi në selinë e NATO-s, që duket është përdorur pa zhurmë por me një lobim intensiv. Përt ë cilin kemi një dëshmi që kjo çështja ka pasur e ka një mbështetës të madh, që është vetëm Sekretari i Përgjithshëm, Mark Rute, i cili tha qartë se vendimi është marrë një herë në Hagë për Samitin e Tiranës, e ai nuk mund të anulohet. Një qëndrim i fortë mbështetës, por edhe një dialog në distancë me lobuesit që gjasat janë se nuk e preferonin këtë version.

TemA

4 Komente

  1. P
    Pune kazanesh

    Arjan Çurri gjitholloge : sipas burrimeve te mija teper te sigurta......bla bla bla . Klodiana Lala super gjitholloge : sipas burrimeve te mija teper te sigurta. .. Kthupi i pernateshme : sipas informacioneve te mija.......

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sass

      Se besoj se behet sepse Arben pordha…..Progeni shpellari dhe EROSHPELLE…… Marjana karqeku nuk jan dakort….. e kofirmon QIM PORDHA SYRI.NET

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Y.H

        Nese nuk do te ishte Edi Rama samiti i NATOS nuk mbahej ne Tirane, ndersa per hyrjen ne bashkimin europjan as qe mund te behej fjale. Ai eshte nje kryminister pragmatist qe punon e degjon.Fjala e tij ka peshe ne arenen nderkombetare. E ata qen qe duan te pengojne hyrjen e Shqiperise ne BE le te lehin Rama e populli te shkoje drejt. Kane me shume se nje muaj qe po bejne te pamunduren.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luani

          O budallenjte e mediave o na hengedhi bythen po a e dini se kush eshte sekretari i natos, !!!! Si r adhron Edi Ramen , e kudh nuk e do te mirin dhe te mencurin , shikoni slbin pordhen , as qurret si hedhe njeti dhe jo ta takoje..!!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje