Pas konfirmimit nga Sekretari Rutte se Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Muli u ul me Lelon të diskutonin detajet e protokollit të Samitit.
-Duhet të përgatitemi që të jemi gati tha Muli. Edi Rama ikën në fund të gushtit, qeveria teknike zgjat zakonisht deri në dhjetor. Pastaj Doktori e prish si atë të 91-shit dhe bëjmë një qeveri tranzitore tre muaj dhe në mars marrim pushtetin. Kështu që duhet të jemi gati për Samitin.
-Puna është a e fitojmë dot vetëm apo me këta aleatët e protestës i tha Lelo.
-T’i bëjmë dy skenarë gati tha Muli.
Skenari i parë sikur e fitojmë vetëm.
-Atëherë nëse e fitojmë vetëm tha Lelo, në qendër të protokollit është Doktori, si ministër i Jashtëm Gimi i Puros, për shkak të kontributit që ka dhe njohjes personale që ka komshiu i tij ku ka jetuar në New York, me shoferin e një kongresmeni që është mik me Trumpin.
-Po ke të drejtë tha Muli.
Pastaj në krahun tjetër Fatmir Mediu, i cili na ka gjetur LaCivitën. Albana do shoqërojë Zonjën e Parë, si konservatore e njohur që është. Ina Zhupa do shoqërojë Ivankën që t'i tregojë Zvërnecin, ndërsa Gaz Bardhi do shoqërojë Grenellin dhe t'i flasë për sigurinë juridike të investimeve në Shqipëri.
-Kjo do ishte një mrekulli tha Muli. T'ia arrijmë kësaj dite dhe le të vdes.
-Po sikur të mos fitojmë vetëm, po të kemi dhe aleatët?
-Po nuk fituam vetëm, atëherë në krah të Doktorit do jetë Arlind Qorri, i cili do t'i shpjegojë Trumpit se komunizmi dhe fashizmi janë dy skaje që përputhen, ndaj ai e respekton atë. Në krahun e djathtë do jetë Tik Lapaj që do t'i tregojë Trumpit se nuk janë gjë tokat në Zvërnec se ka disa më të mira në Qeparo ose Sarandë. Pastaj Zonjën e Parë do ta shoqërojë ajo vajza e Gone Shehut që e uron në çdo miting të bëhet kryeministër, kurse Ivankën do ta shoqërojë ajo protestuesja e Rrjollit e cila do t'i mbushë mendjen se flamingot e Zvërnecit janë kot, kurse rosat e egra të Rrjollit hahen dhe kanë mish shumë të mirë.
-Më mirë ta marrim vetëm tha Muli se s'kemi gjë në terezi.
Lini një Përgjigje