Pas disa propozimeve surprizë të Doktorit, për të marrë disa nga Flamingot në krye të PD, Muli po diskutonte me Lelon se si duhet ta shisnin këtë si një reformim i PD.
Mendoj që pika më e fortë që kemi është t’u themi demokratëve se protestat reformuan PD, por nuk po reformojnë PS, i tha Muli.
Ja për shembull ne morëm tre protestues dhe i nominuam për Këshill Kombëtar dhe kryesi, kurse Rama deri tani s’ka marrë asnjë, tha Muli.
-E vërtetë është, tha Lelo, por nuk ia vlen ta themi këtë që po reformojmë PD. Se pastaj do pyesin njerëzit: Po Mulin pse nuk e zëvendësuan me një protestues? Nuk mund të rrezikojmë kaq shumë. Është më mirë të themi që kjo tregon se protesta është e jona dhe se ata që thonë “Berisha në burg” i fut Rama. Kjo e ndan protestën e s’nesh dhe Ramës.
-Jo o zotëri, i tha Muli, se nëse e ndajmë kështu dhe nëse protesta dështon, pastaj e kemi fajin ne. Protestën duam t’ua lëmë atyre që e nisën, se ajo dihet si përfundon. Ne duhet të marrim ajkën e protestës.
-Atëherë duhet të themi që protesta erdhi tek ne dhe jo ne tek protesta, tha Lelo. Ne duhet t’i rrimë strikt parimit që protesta nisi për Zvërnecin dhe ne nuk jemi kundër Zvërnecit. Kur shkoi kundër Ramës ishim dakord dhe protestuesit erdhën vetë tek PD.
Kjo pastaj na lë mundësi të sillemi si parti e madhe dhe që i kemi nën kontroll gjërat.
Por për këtë duhet të bësh kujdes dhe në numërim votash që ato t’i lënë të fituara. Se po i le në dorë të demokratëve të fundit, i ke.
-Për atë gjë mos ki merak, tha Muli. Ne kemi sistemin tonë të numërimit që bazohet tek nevojat e Doktorit dhe jo tek aritmetika.
-Atëherë duhet ta paraqesim si gjunjëzim të protestës para Doktorit, tha Lelo, duke na ofruar asetet e tyre. Kjo do t’i gëzojë shumë demokratët se janë 13 vjet që shikojnë vetëm fytyrën e humbjes.
Lini një Përgjigje