Mbledhja e Këshillit Kombëtar dhe propozimet e reja për kryesinë dhe drejtuesit e PD e kanë futur në siklet Mulin. Doktori ka disa ditë që nuk e ka thirrur në zyrë, pasi ka presion që ai nuk duhet të jetë më.
Për ta testuar më shumë situatën Muli takoi Lelon për kafe.
-Ka presion nga këto blogeret i tha Lelos, që unë të mos jem më numri 2 i PD. Këto blogeret i kanë thënë Doktorit se Muli na prish algoritmin, nuk e mbështesim dot PD se na ul klikimet.
-E besoj i tha Lelo. Në PD vetëm Doktori pranon algoritmin dhe këto blogeret tona i kemi nja 3 nga ato.
-Puna është se kush do mbledhë e ruaj votat tha Muli, se blogeret vetëm lek mbledhin dhe ato i mbajnë për vete.
-E di tha Lelo. Por është pak e komplikuar. Doktori ka pikë të dobët gjeneratën Z.
-Po ne të gjithë të gjeneratës Z i kemi në kryesi dhe kudo tha Muli.
-Jo i tha Lelo, s’i kemi të gjeneratës Z.
-Më vjen keq tha Muli, çdo njeri që më ka dhënë Zeni e kemi futur në parti. A nuk është fjala për Gjeneratën e Zenit?
-Jo jo është për kalamajtë e Zenit i tha Lelo.
-Mos mo burrë tha Muli. Mendoja se kur thoshit gjenerata Z e kishit fjalën për Zenin. D.m.th. ti thua që është gjenerata e Karminës.
-Jo jo i tha Lelo. Karmina është blogere si këto që do Doktori. Atë mund ta bëjmë anëtare kryesore. Gjenerata Z është brezi pas saj. D.m.th. ti i bie gjyshi i tyre.
-E kuptova tha Muli. Po e dorëzoj vetë atëherë këtë detyrë. Po ia lë Karminës së paku se ajo ma di për nder. Këtyre të tjerave ua thyej algoritmin.
Mero njishi.
mos vdeksh kurre o Mero se na ksahase, por kjo gjenerate Z nuk eshte e zenit por simbol sllavo-komunist rus