Revolucion me pirun në dorë

1 Korrik 2026, 20:34Blog Nga Romina Kuko

Shqipëria nuk është kurrë një vend i mërzitshëm. Vërtet prodhon histori më shumë se sa konsumon. Shpesh, ato që në pamje të parë duken si ngjarje dramatike, po t'i gërvishtësh pak dhe t'i shohësh pastaj nga distanca përfundojnë si një gallatë e madhe.

Problema më e fundit që preokupon kasabanë e revolucionit është taktika më e re guerrilase. T'i shpojnë deputetëve gomat e makinave. Me pirun!

Kjo është padiskutim një fyerje e madhe për gjithë zërat dhe kërkesat qytetare që me të drejtë dhe pastërti kërkojnë një Shqipëri më të mirë. Po nga ana tjetër është një zgërlaqje e pashoq për ata që me pirun në brez u vërsulën për të kapur ndonjë copë nga torta e "Shqipërisë së Re"

Këta janë ata që gabimisht i kanë dhënë vetes mandatin e protestuesit fuqiplotë që bën çfarë të dojë, shan kë të dojë, si të dojë, po nëse pastaj përballet me pasojat, viktimizohet dhe lëshon piskamën se i kanë shkelur të drejtat e njeriut. Gaslighting i pastër.

Po këta furkulica janë ata që edukatën shoqërore (të na falin presoret e protestës që po përmendim edukatën shoqërore, po ça t'i bësh, nga aty buron halli) e kanë zero, se po të kishin kaluar 9-vjeçaren, do ta dinin se të drejtat shoqërohen me detyrime dhe anasjellas.

Një avokat, që e respektoj nga distanca shkruante sot pak a shumë kështu: "Rregulli është i thjeshtë dhe i vjetër sa vetë qytetërimi: po shave, do të shahesh; po dhunove, do të përballesh me forcën e ligjit; po vrave, do të dënohesh. Nuk ka rëndësi nëse e quan veten protestues, revolucionar apo aktivist. Ligji nuk pyet për sloganin që mban në dorë."

Ata që nuk dinë minimalisht këtë ekuacion, kanë të njëjtin mentalitet të atyre që në '91 merrnin me gurë trenat pse ishin trena komunistë. Po atëherë ligji ishte i brishtë. Sot, nuk bën dot si të të thotë mendja, se ke pasoja! Andaj shokë të revolucionit, piruni top!

Revolucion me pirun në dorë

7 Komente

  1. A
    Ana

    Shteti nuk ka pse tregon forcen ndaj protestuesve,por Forcen e ligjit ,po

    Përgjigjjuni
    1. a
      a.a

      hajt ishalla i nxjerrin syte njeri tjetrit me ato pirunj.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lala

        Bravo kjo Korcaja Romino Soreka ka dhene kontibut te madh per Tradhtarin e Shqiperise Edi RamoDuro duke u perdorur di klering per llogari te Sullanit te Surrelit. Bravo Romina Soreka !

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lala

          Bravo kjo Korcaja Romino Soreka ka dhene kontibut te madh per Tradhtarin e Shqiperise Edi RamoDuro duke u perdorur di klering per llogari te Sullanit te Surrelit. Bravo Romina Soreka !

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lala

            Bravo kjo Korcaja Romino Soreka ka dhene kontibut te madh per Tradhtarin e Shqiperise Edi RamoDuro duke u perdorur di klering per llogari te Sullanit te Surrelit. Bravo Romina Soreka !

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tironsi

              Ahahahahahha. E ke qa!!

              Përgjigjjuni
              1. r
                ramsi

                ouuu, avash pak bre Romina...apo ska kush flet aty tek PS-ja dhe te kan thene dil e lexo kto qe po te japim...pika qe sju bie...

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje