Në një vend ku përplasja mes drejtësisë penale dhe vullnetit elektoral po bëhet gjithnjë e më e mprehtë, vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese vjen si një sinjal që nuk mund të kalohet pa vëmendje. Ai nuk është thjesht një akt juridik teknik, por një ndërhyrje që prek drejtpërdrejt ekuilibrin e brishtë mes shtetit ligjor dhe demokracisë përfaqësuese.
Gjykata Kushtetuese, në thelb të arsyetimit të saj, ka vënë përballë dy botë, atë të masave të ashpra të sigurimit penal dhe atë të mandatit të dalë nga vota e qytetarëve.
Në këtë kontekst, vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë është vënë nën një kritikë të drejtpërdrejtë, mungesën e analizës së proporcionalitetit. Sipas Kushtetueses, gjykatat nuk kanë dhënë përgjigje të mjaftueshme ndaj pretendimit se izolimi i një të zgjedhuri prodhon efekt të ngjashëm me një “shkarkim de facto”, duke paralizuar një institucion vendor pa një vendim përfundimtar fajësie.
Nga ana tjetër, qëndrimi i SPAK-ut, i mbështetur në nevojën për ruajtjen e integritetit të hetimit dhe shmangien e ndikimit mbi provat, përballet me një kundërpeshë të fortë kushtetuese, të drejtat politike të qytetarëve dhe parimi i përfaqësimit nuk mund të trajtohen si dytësore përballë masave të sigurisë, sidomos kur nuk provohet pamundësia e alternativave më të buta.
Në mendimin paralel, katër gjyqtarë kanë shkuar edhe më tej në arsyetim, duke e konsideruar vetë masën e arrestit në këtë rast si joproporcionale. Ata ngrenë një pikëpyetje thelbësore, se deri ku mund të shkojë kufizimi i lirisë personale kur ai fillon të deformojë vetë funksionimin e një mandati të fituar me votë? Nëse nuk provohet se masa të tjera më të lehta nuk garantojnë hetimin, atëherë, sipas këtij arsyetimi, burgimi rrezikon të humbasë karakterin e tij si mjet i fundit.
Një tjetër element që del në pah në vendim është edhe mënyra e trajtimit të të pandehurit gjatë procesit gjyqësor, përfshirë mbajtjen e tij në kushte të veçanta sigurie. Kushtetuesja vëren mungesë arsyetimi të mjaftueshëm mbi domosdoshmërinë e kësaj mase, duke ngritur çështje që lidhen me dinjitetin njerëzor dhe prezumimin e pafajësisë. Në mungesë të një rreziku të provuar konkret, çdo kufizim shtesë shfaqet si i vështirë për t’u justifikuar në standardet kushtetuese.
Në fund, kthimi i çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë nuk është thjesht një hap procedural. Ai shënon një detyrim për rivlerësim të standardeve me të cilat maten masat e sigurisë kur ato prekin funksionarë të zgjedhur. Po ky debat pwrtej tw qenit juridik wshtw dhe politik.
Pikërisht këtu qëndron thelbi i këtij episodi juridik, jo në emra apo në dosje konkrete, por në tensionin institucional mes dy parimeve që shpesh ecin në drejtime të kundërta. Në këtë rast, mesazhi që del është i qartë, prangat e drejtësisë penale, sado të forta, nuk mund të injorojnë peshën e një mandati të zgjedhur me votë.
Nje mandati te blere! Nje mandati pazar mes Edi Rames dhe Monika Kryemadhit! Erion Veliaj nje mafioz i rrezikshem qe meriton burgun e rende per shperdorim detyre, parash dhe besimi publik. Per trafiqe influencash dhe manipulim te opinionit. Per perfitime personale dhe familjare. Vlera e arrestit te tij mund te bjere pas 16 muajsh, por per sa kohe askush nuk shprehet me vendim te formes se prere, por kthen per rivleresim, do te thote qe ne ate kohe, vendimi i Spak per ta arrestuar dhe izoluar, ishte i drejte! Kush mbron Lali Erin eshte i korruptuar si ai!
Nje korigjim i vogel i titullit te shkimit. Duhet te shkruhet : "paraja doli me e forte se prangat e Spak"
Ne Shqiperi ai SPAk eshte bere ti vesh flaken, shkaterroi gjithe vendin me ato vendime sipas qejfit te prokuroreve dhe gjykatesve dhe veç asaj ai ka shkelur kushtetuten shqiptare dhe si i tille duhet te dale jashte funksio,nit ndersa juristet e tij duhet te shkojne ne burg pa kufi Te shkelesh ligjet kushtetuese do te thote qe ke shkel koke e kmbe mb i Shquiperine; s'ka ku te shkoje me