Protesta/ Rama: Do të dalim më të fortë nga kjo vorbull, shëmbëlltyra e zezë që i keqpërdori qytetarët do të thërrmohet në çika

30 Qershor 2026, 11:10Politika TEMA
Protesta/ Rama: Do të dalim më të fortë nga kjo vorbull,

Në reagimin e radhës për protestat që po mbahen para kryeministrisë, Kryeministri Edi Rama thotë se nga e gjithë kjo vorbull, shumica qeverisëse do të dalë me vullnetin e ripërtërirë për të qenë shumë më afër me popullin.

Kryeministri shkruan se protestuesit do të fitojnë bashkë me Shqipërinë, ndërsa shëmbëlltyra e zezë që i keqpërdori do të dështojë e do të thërrmohet në çika.

Në postimin në Facebook, Rama ka ndarë një foto të personazhit Gent Progni, një nga organizatorët e protestes.


Postimi i plotë:


QYTETARËT kanë të drejtë të protestojnë pavarësisht se kush i drejton, manipulon, përdor dhe abuzon me hallet e tyre. Korja e mbetjeve të rrezikshme socio-politike të bulevardit dhe uji i rrjedhshëm i protestës së qytetarëve që kërkojnë të dëgjohen, janë dy gjëra krejt të ndryshme.

Ai ujë që buron nga halle, shqetësime, probleme reale të jetës së çdo protestuesi apo simpatizanti të protestës, duhet kthyer dhe do ta kthejmë në energji për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, duke ndarë me ta reflektimin tonë nga kjo protestë, sapo ta kemi lexuar me vëmendje e përulësi krejt mesazhin e zemërimit të tyre të sinqertë.

Ndërsa korja e shpifur që ka bërë bashkë plot dështakë të zemëruar të Shqipërisë, turlilloj personazhesh që japin mend që s’i kanë dhe shfryjnë dufe e mllefe për të cilat s’ua ka fajin askush veç vetes, duhet parë e treguar pa asnjë ngurrim mu siç është:

Shëmbëlltyra më e zezë e alternativave politike të këtyre 35 vjetëve. Por e mira më e madhe e kësaj proteste, për të cilën do të bëhen pishman edhe armiqtë e dashakeqët e Shqipërisë që qëndrojnë pas cunamit të baltës digjitale, është se në fund nga e gjithë kjo vorbull shumica qeverisëse do të dalë me vullnetin e ripërtërirë për të qenë shumë më afër me popullin.

Dhe protestuesit do të fitojnë bashkë me Shqipërinë, ndërsa shëmbëlltyra e zezë që i keqpërdori do të dështojë e do të thërrmohet në çika…

12 Komente

  1. P
    Pallosh

    Palloshi, pasi i quajti protestuasit, grek, serb, iranian, islamik, nazist, antisemit, e me the te thash, tani paska kuptuar qe ka edhe njerez te ndershem aty dhe po manipulohen nga ca te tjer. Sipas palloshit te kerkosh te drjeta me shum, te kerkosh te jesh i perfaqesuar, te kerkosh fundin e hajduteris dhe abuzimeve, qeka manipulim. Ndersa te mbrosh krye-hajduten Balluku me kartona e te pengosh drejtesitn, ky na qeka emancipim per palloshin. Je aq i ndyr sa bre pis dhe luften e UCK per interesat e tua, duke rrezikuar edhe procesin e komandateve. Na i bere shqiptaret mercenar qe lufotnin per 400 euro ne muaj (800 marka). Kaq i ndyr e i poshter je. O pallosh, ke mbaru perfundimisht, ti bashk me Sali Bjelerin.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Roberto

      O Pallosh ! Mos u nxito por rri e degjo kur flasin ata qe dine shume me shume se ne. Kur te dalin faktet pastaj ha marmalate sa te duash. Do i shohesh edhe greket,serbet apo islamiket e tu te dashur.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Poshte patronazhistet

      Rama nuk do i shpetosh drejtesise duke i shtirrur si per psiqiatri. Me leket e droges bleve nja ca plehra nderkombetare dhe kanalet e patronazhistet por koha e llumit tend perfundoj

      Përgjigjjuni
      1. L
        LORA

        Respekt dhe besim tek ju,zoti Kryeminister.

        Përgjigjjuni
        1. a
          american23al

          Pavaresisht se perse filloji protesta, masivizimi i saj tregoji qe populli te urren dhe je nje tradhetare i kombit shqipetare ne krye te nje qeverie kukull qe heret a vone do te marrresh ate qe te takon mos u merakos….

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rama, mashtrimet e Tabakut mund te te fundosin

            Z.Rama, e keqja me e madhe e shqiptareve eshte Jorida Tabaku, prandaj PS duhet ti kerkoje zyrtarisht Spakut ta hetoje pasurine e patundeshme te familjes se saj maramendese te vene me korrupsion, pa punuar asnje dite privat ndershem. Vetem evazioni fiskal i saj eshte shume miliona euro. Tabaku konkuron me Zenin per pasurite nga korrupsioni.

            Përgjigjjuni
            1. ?
              ????

              Nese ti shoku Rama perkrah lgbt dhe axhendat e tyre per popullin shqipetare dhe kerkon te hysh ne Europe duke mbeshtetur kete axhende ta harrosh se ky komb do bjere me qetesi dhe nese ti dhe hajdutet e tu vidhni pensionet dhe shtetin shqipetare te vidhnit 10 dhe ti jepnit popullit e shtetit 90 do ishit te nderuar po ju vidhni 90 dhe 10 shkon per shtetin e popullin kjo eshte shume e padrejte dhe per te mbrojtur keto ju jeni ne gjendje ne perdhunoni veten dhe femijet tane dhe femijet tuaj Prandaj ju duhet te shkoni ne burg si klase politike per tradheti dhe shitje vjedhje te kombit dhe me e renda per krim kunder familjes shwiptare duke perdorur praktika poshterimi detyruese perdhunuese shkaterruese etj Jeni me keq se haxhi qamili

              Përgjigjjuni
              1. X
                XHOI

                Ti qe je vetequajtur "pallosh" e qe sdi mire as shqip pse duhet te perdoresh fjale fyese ndaj nje kryeministri te vendit tend kushdo qofte ai. Nese sje dakort me qendrimet politike te tij kritikoje pa fund se eshte e drejta jote por nese perdor fjale fyese atehere e ke tejkaluar te drejten tende dhe je ashtu si je vetequajtur. Mendimet e tua i vlereson si te padiskutueshme e se ti ke te drejte ne te gjitha ato qe thua e cdo person qe mendon ndryshe qofte edhe kryeministri jot qenka i poshter e i ndyre. Nese mendon qe cdo person ka te drejte ne mendimet e tij atehere edhe nje tjeter qe seshte dakort me ty duhet te te konsideroje ty si te ndyre e te poshter ?

                Përgjigjjuni
                1. antigoneacyti.com

                  ???? sh.mire ja the......

                  Përgjigjjuni
                2. E
                  ENTSOE

                  Po ju merr me qafe Nongrata , sic mori Shqiperine nga 92- 97 dhe nga 2005- 2013!! O popull demokrat vetem 7 milion dollare te vjedhur dhe te paguar vetem per lekuren e tij!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shqipoja

                    Zoti KM, a nuk jane zbuluar akoma fijet e fshehta qe levizin marionetat e protestes? Kaluan 30 dite. Ju e dini shume mire, qe demokracia eshte diktature e shumices mbi pakicen. Nqs pakica kerkon te marri pushtetin me veprime anarkike, atehere duhet te ndeshet me kunderveprimet e shtetit ligjor. Llumi i ketij populli, i dale nga diktatura me e eger, nuk e kupton akoma qe demokracia nuk eshte anarshi. Demokracia nuk eshte ajo, qe gjithkush te beje cfare te doe. Atje ku cenohet e drejta e shumices, demokracia tregon "grushtin" e saj; shtetin ligjor. Pse duhet te vazhdoje ky shtet, te cilin e ka votuar shumica te tregohet kaq i mefshte ? Dje disa te paformuar, vendosen nje parrulle ne fasaden e korpusit te universitetit: "Ju erdhi fundi !" Kujt i erdhi fundi ? Si mund te mos nderhyje policia, per nje parrulle, qe cenon jeten normale te qytetareve te Tiranes, qe ngajll fryme terrori ? A do te zbatoni fuqine e pushtetit qe iu ka dhene vota ? Nqs po, atehere duhet ti vije fundi ketij llumi, qe ka pushtuar arterien kryesore te Kombit dhe po paralizon jeten normale. Mjaft me, populli u lodh me keto pallavra "diskretituese" ! Perse nuk shpallen non grata, gjithe keta perfaqesues te lumpenit europian, qe kane zaptuar bulevardin; gjithe keto mbeturina te Kombit, qofshin kosovare, qe po tallen prej vitesh nga nje agjent serb, me emrin "Albin"; apo tetovare, qe po i shtyp konglomerati i sllaveve te Ballkanit - serbi i vogel; apo nga Presheva, qe lengojne nen sundimin serb. Jo, ata nuk duhet te shkelin me ne territorin shqiptar, ata nuk jane "vellazen", por sherbetore te armiqve te kombit. Populli i Tiranes pret qe te ushtroni pushtetin qe iu ka dhene vota. Ne te kundert, nqs do te vazhdoni me kete politike te mefshte; atehere do te ngrihet shumica te kerkoje te ushtroje diktaturen e saj me "gjuhen e rruges". Atehere pergatituni te ikni sa me larg ketij vendi, qe me impotence qe po tregoni deri me sot, nuk patet mundesine te vendosni rregullin duke zbatuar pushtetin qe iu ka besuar vota e shumices. Por ne kete rast, historia nuk do tiu kujtoje si Rama - ideatori i Rilindjes; por si Rama - frikacaku, qe nuk ishte ne gjendje tiu ulte koken disa qindra "haxhiqmilsave" te koheve moderne. JU LUTEM, KA ARDHUR KOHA TE VEPRONI !

                    Përgjigjjuni
                    1. Q
                      QEVERIA

                      RROFTE "SHQIPERIA E RE"! QEVERIA: ALTIN GOXHAJ, SHPEND GASHI, FATOS LUBONJA, ALFRED ÇAKO, GENT PROGNI, ROBERT PAPA, MEHDI MALKJA, HYSNI GURRA, ISMET DRISHTI, ARBEN KOLA. KRYEMINISTER: OSMAN STAFA!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje