VIDEO/ “Askush nuk është i pazëvendësueshëm”, thotë Bardhi, ndërsa PD kërkon rikthimin e Berishës

30 Qershor 2026, 10:45Politika TEMA
VIDEO/ “Askush nuk është i

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka mbajtur një fjalim në Kuvend ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se pas 13 vitesh në pushtet nuk sillet më si kryeministër, por si “pronari i Shqipërisë”.

Sipas Bardhit, kjo është arsyeja pse Rama refuzon interpelancat dhe sulmon protestuesit, pasi, siç tha ai, në mendjen e kryeministrit askush nuk ka të drejtë t’i kërkojë llogari.

“Kemi parë të ndryshojnë qeveritë në Gjermani, Britani, Suedi, Finlandë, Belgjikë, Irlandë, Itali, Austri dhe shumë vende të tjera, madje së fundmi edhe në Hungari, ku kryeministrat ikin e vijnë. Askush nuk është i pazëvendësueshëm”, tha Bardhi.

Por këtu qëndron edhe paradoksi i fjalimit të tij . Ndërsa Bardhi fliste për nevojën e ndryshimit, rotacionit dhe largimit të liderëve që qëndrojnë gjatë në pushtet, Partia Demokratike kërkon të rikthejë në krye të vendit Sali Berishën, figurën më të vjetër aktive të politikës shqiptare dhe njeriun që ka dominuar PD-në për më shumë se tri dekada.

Me fjalë të tjera, Bardhi kërkon ndryshim, por alternativa që ofron partia e tij është rikthimi te një lider edhe më i vjetër politikisht.

 

4 Komente

  1. B
    Bardha

    Po ç'mereni me kete ky ka problème hormonale. Ju kerkoni burreri nga nje njeri qe pallohet ne bythe

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fjala

      PO le ta kthej Bardha edhe Sali berishen; behen votimet ne 2029 dhe po e votoi njerezimi, te kthehet, por ma merr mendja se deri atehere edhe Bardha do jete nxire me keq se ç'eshte.

      Përgjigjjuni
    2. N
      Napoleon

      MOS JA VINI RE SE I KANE ARDHUR ATOOOOO

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjergj Fishta I riu

        I pa zevendesueshem asht vetem Enveri. I pavdekshem asht vetem Enveri. Ndaj gjersa te na udheheq dora e fshehte, e tij, ai munde te kamuflohet dhe tek ndonje i burgosur politik apo i arratisur dhe jo vetem tek Saliu, Fatosi apo Rama. Kur ai do te jete zevndesuar vertete(!), kete permbysje do ta ndjejne te paret, komunistet dhe aparati i represionit. Do jete Dite e Madhe per Shqiperine e shqiptaret.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje