VIDEO/ Tensione para Parlamentit, protestuesit qëllojnë me vezë dhe hedhin plehra mbi makinat e deputetëve

30 Qershor 2026, 12:05Sociale TEMA
VIDEO/ Tensione para Parlamentit, protestuesit qëllojnë me vezë

Protesta e njoftuar ditën e sotme para Parlamentit është shoqëruar sërish me tensione.

Qytetarët kanë qëlluar me vezë në drejtim të Parlamentit, aty ku po zhvillohet seanca plenare e cila ka nisur që prej orës 10:00.

Po ashtu ata kanë hedhur plehrat mbi makinat e deputetëve të cilat ndodhen të parkuara para institucionit.

Ndërkohë, më herët grupi i protestuesve që ndodheshin para Parlamentit kanë pritur deputetët, të cilët u futën në sallë për seancën plenare, duke i shoqëruar me thirrjet: “Ju erdhi fundi” dhe “Opozitë e shitur”.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën para Parlamentit, ndërsa protestuesit kanë afruar aty edhe një kosh mbeturinash duke shkruar emra deputetësh mbi të.

1 Komente

  1. N
    Na ruajt zoti

    Fiks si balliu,bardhi,saliu,noke,paloqe,shkëlqen birisha,noc trapa

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje