Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm shpall të pafajshëm Redion Hysën.
Ai akuzohej nga prokuroria për vrasjen e ish-efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhulio Prela në Lezhë.
Fillimisht për vrasjen u akuzua Brilant Martinaj, por akuza për të u pushua dhe u mor i pandehur Hysa. Pas shqyrtimit te cështjes si gjykata e Lezhës ashtu dhe Apeli i dhanë pafajësinë Hysës. Ndërsa Brilant Martinaj, kusheriri i Ervis Martinaj teksa gjykohej cështja ekzekutua te mbikalimi i Fushë Krujës bashkë me dy miqtë r tij Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.
Xhulio Prela u vra sipas hetimeve per dritat e gjata të makinës. Ai ishte duke u kthyer nga Shkodra ku kishte percjellë një të afërm per shkak se nga pandemia levizjet atëkohë ishin të kufizuara.
Lini një Përgjigje