“Vajza më e bukur në botë” i jep fund beqarisë, Thylane Blondeau martohet në një ceremoni romantike në Paris

30 Qershor 2026, 14:24Lifestyle TEMA
“Vajza më e bukur në botë” i jep fund beqarisë,

Thylane Blondeau, e cila u bë e famshme në mbarë botën që në fëmijëri si “vajza më e bukur në botë”, i ka dhënë fund beqarisë.

Modelja 25-vjeçare është martuar me aktorin francez Ben Attal në një ceremoni civile të zhvilluar në Paris, ku ishin të pranishëm vetëm familjarët dhe miqtë më të afërt të çiftit.

Thylane tërhoqi vëmendjen që në mbërritje, teksa u shfaq e buzëqeshur në një makinë klasike Porsche 356 Speedster ngjyrë argjendi, ndërsa Ben Attal ishte në timon, i veshur me një kostum elegant blu të errët.

Atmosfera e ceremonisë u karakterizua nga thjeshtësia, romantizmi dhe emocionet, me çiftin që shkëmbeu betimet në zemër të Parisit.

Dasma vjen vetëm pak muaj pasi Thylane kishte zbuluar fejesën gjatë një udhëtimi romantik në Greqi, ku ndau me ndjekësit momentin e propozimit. Gjatë javëve të fundit, ajo kishte publikuar edhe pamje nga përgatitjet për ditën e madhe, duke ngritur kuriozitetin e fansave.

Thylane Blondeau e nisi karrierën në modeling në moshën katërvjeçare dhe prej vitesh është një nga modelet më të njohura franceze, duke bashkëpunuar me disa prej markave më prestigjioze të modës në botë. Martesa e saj ka marrë menjëherë vëmendjen e mediave dhe admiruesve të shumtë, të cilët kanë uruar çiftin për këtë kapitull të ri në jetën e tyre.

Lini një Përgjigje