Balla akuzon Lapajn, Qorrin dhe Shehajn për incidentet para Kuvendit: Goxhaj duhet hetuar për lidhjet e tij me regjimin terrorist të Iranit

30 Qershor 2026, 15:40Politika TEMA
Balla akuzon Lapajn, Qorrin dhe Shehajn për incidentet para Kuvendit:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla akuzoi partitë e vogla politike se qëndrojnë pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës së zhvilluar jashtë Kuvendit.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla deklaroi se protestuesit që morën pjesë në incidentet ishin mbështetës të partive të drejtuara nga Arlind Qori, Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj.

"Sot para Kuvendit të Shqipërisë kanë ardhur ithtarët, anëtarët, shërbëtorët dhe çantëmbajtësit e Arlind Qorrit, Adriatik Lapajt dhe Gone Shehajt. Këta kanë ardhur për hesapet e tyre. Këshilla që është dhënë edhe nga mbështetës të protestës ka qenë: Mos i lini partitë e vogla t'ju vjedhin protestën. Ajo që ndodhi sot me gjuajtjen me vezë është pjesë e orkestruar nga tre dështakë politikë", u shpreh Balla.

Ai tha se personat që shkaktuan incidentet nuk përfaqësonin qytetarët që kishin dalë për të protestuar për mbrojtjen e mjedisit, por sipas tij ishin të organizuar nga këto forca politike.

Në fjalën e tij, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së hodhi akuza edhe ndaj Dritan Goxhajt, si pjesën terroriste të protestës, të lidhur me Iranin". Balla shtoi se Goxhaj "jo vetëm që duhet ndaluar nga policia, por duhet hetuar thellësisht për lidhjet e tij me regjimin terrorist të Iranit".

Fjala e plotë e Taulant Ballës:

Sot para kuvendit të Shqipërisë kanë ardhur idhtarët, anëtarët, shërbëtorët, çantëmbajtësit e Arlind Qorrit, Adriatik Lapajt, dhe të Gone Shehaj. Këta kanë ardhur për hesape të këtyre. Këshilla, jo e imja, por e shumë të tjerëve, edhe mbështetës protestës, ka qenë: mos i lini partitë e vockëla t'ju vjedhin protestën. Kjo që ka ndodhur sot me gjuajtjen me vezë është pjesë e orkestruar nga 3 dështakë politikë. Njëri u mpreh që do bëhej kryeministër, solli tezen; tjetri u mpreh se do sillte, do bëhej kryeministër, solli mbajtësin e çantës. Edhe tjetri poshtë. Këta janë ata që kanë sjellë. Nuk janë, nuk është, nuk janë djemtë e vajzat që që hynë në këtë betejë për të mbrojtur flamingot. Dhe ka edhe një pjesë terroriste të lidhur me Iranin, e drejtuar nga Dritan Goxhaj, i cili jo vetëm që duhet ndaluar nga policia, por sigurisht duhet hetuar thellësisht për lidhjet e tij me regjimin terrorist të Iranit. Faleminderit

10 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni

    Tao Tao bej denoncim ne Por-dhilicine e shtetit per Dritan Goxhajn o laparak,o plehre funderrine e fshatrave te Librazhdit, o Toyota Yaris me mbushje 5 milion euro nga gruet kriminale te droges ne Elbasan qe ti dhe Qeveria e Ripjelljes e Gallofit kumbar Rama i mbeshtesni per t'i perdorur pre voto ne kohe zgjedhjesh dhe te mbretroni, por "U erdhi fundi".

    Përgjigjjuni
    1. z
      zeri i arsyes

      Po ti ke bere denoncim per gjithe keto akuza qe ke hedhur ketu? Si tha Redi Muci, po pate shkelje bej denoncim, apo jo? Po nuk pate bere denoncim se nuk ke prova, atehere rri aty mshoji venit, se per llafe e thashetheme e sharje, nuk ja kaloni dot kurre doktorrit, dhe keta me doktorrin fshijne bythen, jo me me ju qe laj thaj boheni nja 500 veta.

      Përgjigjjuni
    2. Q
      Qerroz me bisht haaaz

      Ne birruce zagarin e iranit. Liria ka limite , liri e fjales nuk eshte anarshi. Nuk e dua Berrishen por Bufi kenetes ka votuesit e vehte dhe si i zgjedhur je i detyruar ta rrespekosh. Çfare jane keto metoda me veze si te Vetfundosjes Serbe drejtuar nga antishqiptari Kurtovitç. Nuk ke pse shqehteson parlamentar te majte e te djathte , jane te zgjedhur nga vota. Protesto brenda limitit. Keta plehra duhen denuar me burge

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pasi

        O ball dil njehere jashte se te plas tullumbacka qe ke nga pas

        Përgjigjjuni
        1. P
          Paso

          Uuu pse nuk doli Bido dhe çfare bene Qent Endacak asgje . Ka plasur Muti sheshit eshte dhe vape

          Përgjigjjuni
        2. O
          OK

          Ti je qeni i vetem qe leh brenda oborrit dhe ne fakt po ben punen qe te ka caktuar padroni. Po sipas teje mor kokqoshe duhet qe njerezit te rrijne e bejne sehir te gjitha zullumet tuaja ne keto vite. Mire bejne qe protesojne kushdo qofshin, e nese ju nuk doni ti degjoni, kjo do te thote qe fundi juaj eshte afer e do perseritet historia. Nuk keni per ta pare me me sy poziten se populli do ju denoje. Turp per te gjithe ju plehra qe keni marre peng vendin prej 36 vitesh

          Përgjigjjuni
          1. O
            Okkkkeeejjjj

            Cili popull ooooo legen. Ata 100 zvarranik qe ndotin boulevardin... Populli foli nje milione votues. Apo do bejme qeverin me gogla me lloto me letra me vrime... Largohuni se po ndysni rruget.

            Përgjigjjuni
          2. N
            N

            Dritan Goxhaj dhe babaj Dilaver Goxhaj e kan nje drrase mangut,po ky islamisti iranian Dritani,qe kerkoj pushkatimin e kryeministrit ne nje studio televizive duhet te denohet si terrorist

            Përgjigjjuni
            1. P
              Palloshi

              O Tao Palla, o Tao Yiaris, O Tao mashtrusi, meqe ti e di dhe e ke te sigurt me prova dhe me fakte, pse nuk i con keto prova dhe keto fakte te organet ligjzbatuese? O Tao Yiaris, o hajdut me cizme, o sekser i krimit, nje nje vec vegel e peshtir e organizates kriminale te palloshit. Ju po i bnei nder protestes, po tregoni surratin e vertet dhe po urreheni gjithmon e me shum nga njerezit o felliqsira.

              Përgjigjjuni
              1. P
                PM

                Si ka mundesi qe vetem ky dhe Bido han mut perdit?

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje