VIDEO/ "Je fëmijë oligarku," Bido përplaset me Muçin: Ke zaptuar oborrin e shkollës ‘Koto Hoxhi’! Muçi: Nëse ka shkelje, denonco

30 Qershor 2026, 12:25Politika TEMA
VIDEO/ "Je fëmijë oligarku," Bido përplaset me

Nuk mungojnë debatet në seancën e sotme, teksa skenën e morën edhe deputeti i PS, Ardit Bido dhe ai i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Ishte Bido, që fillimisht e akuzoi Muçin për zaptimin e oborrit të shkollës “Koto Hoxhi” në Gjirokastër.

“Në rend është edhe projekt-rezoluta për krimet dhe pasojat e komunizmit. Të dëgjosh sot të citohen emra marksist është ofendim dhe hipokrizi. Këto përmenden nga një fëmijë oligarku. E ftoj Muçin që tokën që ka në Arameras t’ua falë fëmijëve në nevojë.

Nëse Muçi është i sinqertë dhe na flet për arsimin, në shkollën Koto Hoxhi në Gjirokastër, të kërkojë që godina e familjes së tij të shembet dhe t’i kthehet oborri shkollës. Është zaptuar oborri i shkollës nga ju që flisni për arsim.

Muçi ka shkuar në një tekst të vetin që falë ndihmës së familjes së tij, do të mund ta siguronte jetën si inxhinier ndërtimi. E thënë nga unë që kam punuar edhe kamarier, po i them se nuk është turp ta sigurosh jetën si inxhinier ndërtimi, turp është ta ndërtosh si përdredhës partie”, u shpreh Bido.

Nga ana e tij, Muçi e mohoi akuzën dhe u shpreh se në rast se e konstatoni ndërtim të paligjshëm në në këtë zonë, të njoftohen organet kompetente nga ana e mazhorancës.

“Bido përmendi edhe shkollën Koto Hoxhi, ku unë jam arsimuar dhe kam kaluar fëmijërinë në oborrin e saj. Nëse Bido konstaton shkelje në një shkollë në zonë të mbrojtur, duhet të kontaktojnë organet kompetente. Por nuk e bëjnë, sepse kjo që dëgjuam është salca e radhës për patronazhistët.

Me këtë Bido, çoji mesazh Tao Paralelpipedit, ju jeni mësuar t’i hidhni baltë njëri-tjetrit. Doli edhe kryegjyshi përmendi Aramerasin. Unë nuk jam vetëm, jam një nga 100 mijë protestuesit në shesh dhe balta juaj nuk më bën pis, por më tregon se e kam bërë mirë punën dhe kjo është puna që duhet të bëj”, u shpreh Muçi në replikën e tij.

3 Komente

  1. S
    Sala do thoshte 5000 000.

    100 000 protestues? Une them ti hedhim zarat per dyfishin ,O i bejme 200 000 ose zero.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sass

      Bravo z. Bido bjeruni ketye hajduteve te rinje Pse SPAK nuk i ndjek keta plehra pa u bere te fuqishem

      Përgjigjjuni
      1. N
        Ndyresire bolshevike

        Te jesh i pasur nuk eshte turpeeeeee por te pasurohesh si ky plehra qe predikone komunizmin dhe vete jeton me me mendesi kapitaliste

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje