‘Sa kam parë si ty unë...’, Balla-Muçit: Halli yt është të mbarojë parlamenti se do i lëshosh mandatin tjetrit

30 Qershor 2026, 12:10Politika TEMA
‘Sa kam parë si ty unë...’, Balla-Muçit: Halli yt

Në përgjigje të deklaratave të deputetit Redi Muçi, sipas të cilit PS e PD e mbyllën seancën e para dy javëve për t’iu shmangur protestuesve, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se në fakt, halli i Muçit është të mbarojë shpejt Parlamenti që t’ia lërë mandatin kryetarit të partisë së tij, Arlind Qorit.

Balla shtoi se e vetmja arsye që të ashtuquajturat parti të reja shkojnë në protestë është për të marrë ‘like’ në Facebook ose për të bërë selfie.

“Deputeti që sapo foli ka një hall shumë të madh se do që Parlamenti të mbarojë sa më shpejt, se vitin tjetër duhet të lëshojë mandatin që të vijë ai tjetri, siç e kanë marrëveshjen. Llapi ka sjellë tezen, ai tjetri ka sjellë këtë që i mban çantën. Këta janë ata që shkojnë te protesta për ndonjë selfie dhe për të marrë ndonjë like në Facebook.

Sa i përket Edi Ramës, ai e ka shkruar emrin e vet në historinë e këtij vendi si kryeministri i parë dhe i vetëm që, në mes të Beogradit, i ka thënë mu në ballë historinë Serbisë. Sa i përket Kosovës, është udhëheqësi i parë shqiptar që në Beograd ka shpallur pavarësinë e Kosovës.

Mos merr veset e vjetra. Pse gënjeve që unë me këta këtu kam rënë dakord 2 javë? Këta s’vijnë pasdite se flenë gjumë. Pikat e rendit të ditës kishin mbaruar. PS-së me forcë nuk i merrni dot asgjë, këtë ta ngulni, për këta, se për ty, sa kam parë si ty unë…”, u përgjigj Balla.

Lini një Përgjigje