Vetëm jeleku i shpëtimit si “mburojë”, Olta Gixhari shfaqet topless në jaht dhe “ndez” rrjetin

30 Qershor 2026, 16:22Lifestyle TEMA
Vetëm jeleku i shpëtimit si “mburojë”, Olta Gixhari

Olta Gixhari di gjithmonë se si të tërheqë vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale. E njohur për natyrën e saj provokuese dhe postimet që shpesh bëhen virale, aktorja ka ndarë së fundmi një tjetër foto që nuk ka kaluar pa u komentuar.

Në imazhin e publikuar në Instagram, Olta shfaqet duke shijuar një ditë në det, mbi një jaht, teksa pozon topless dhe mban sipër një jelek shpëtimi të verdhë të lënë të hapur. Me krahët e ngritur dhe një gotë në dorë, aktorja duket se po shijon në maksimum atmosferën verore.

Nuk është hera e parë që Olta zgjedh të ndajë me ndjekësit poza të guximshme dhe sensuale. Prej vitesh, ajo është kthyer në një nga personazhet më të komentuara të showbiz-it shqiptar, pikërisht për stilin e saj të lirë, spontan dhe provokues në rrjetet sociale.

3 Komente

  1. F
    Fiqua

    Aty te porta ke dalë shumë bukur, sikur do presësh penalltin! Po përse vuajtjet, rropatjet, kacavirrjet nëpër mure dhe shkallë për të nxerrë ndonji lek tani në behar, të lyrasheve pabukse, duhen shitur si pushime luksoze plot relaks dhe qef??!!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pleqtë që hanë vetëm dhallë

      Kush e kin kto ditë këtë? Se vajzat bëhen plaka, rinia nuk vjen më.... Se buzët e Oltës, do fishken, do plakjen...

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dikur

        duket se eshte ne Mykono.....gjithe se si edhe kjo ka "Hallet e Pickes"...hallet e saj do te thoja.."Tobe strafkulla"....Mbeta Fshatare...edhe une....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje