FOTOT/ Mes luksit dhe romancës, Dua Lipa mahnit me fotot e reja nga Toskana

29 Qershor 2026, 16:58Lifestyle TEMA
FOTOT/ Mes luksit dhe romancës, Dua Lipa mahnit me fotot e reja nga Toskana

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një seri fotosh të reja nga pushimet që po kalon në Italy.

Këtë herë, artistja po relaksohet në një hotel luksoz me pesë yje në rajonin e Toskanës, një nga destinacionet më të njohura turistike të Italisë.

Në postimin e saj, Dua publikoi një kolazh fotografish që përfshin momente intime gjatë qëndrimit të saj, nga çaste relaksi në vaskë, ushqime të shijshme dhe peizazhe mahnitëse, deri te momente romantike me partnerin dhe poza në jaht.

Fotot kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët kanë mbushur postimin me pëlqime dhe komente, duke komplimentuar stilin e këngëtares dhe atmosferën e pushimeve të saj luksoze në Toskanë.

1 Komente

  1. F
    Fshatari

    Mahanit te semuret seksuale ( shume prej tyre ketu tek Tema).

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje