Planet që fshihen pas protestës/ Braçe: Na kthejnë në epokën e gurit! Qeveria ka marrë votëbesimin e 800 mijë shqiptarëve

29 Qershor 2026, 17:20Politika TEMA
Planet që fshihen pas protestës/ Braçe: Na kthejnë në

Deputeti i PS, Erion Braçe i vlerëson si “kthim në epokën e gurit” propozimet e grupit organizator të protestës për krijimin e një qeverie teknike 12 mujore dhe ndërhyrje të rëndësishme kushtetuese, përfshirë edhe kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se 2 mandate.

Në një intervistë për Report TV, Braçe thotë se qeveria nuk ka asnjë arsye të dorëhiqet, pasi ka marrë votëbesimin e 800 mijë shqiptarëve në zgjedhjet e 11 majit 2025.

“Çfarë është racionale duhet dëgjuar, çfarë lidhet me mirëqeverisjen duhet dëgjuar dhe duhet ndërtuar një plan B për të përmirësuar gjërat, në shërbimin për qytetarët. Çfarë është irracionale, që na kthen në epokën e gurit, natyrisht që nuk duhet dëgjuar. Ne kemi dalë nga zgjedhjet 1 vit e një muaj më parë, s’kemi mbushur ushtrimin e mandatit të një viti. Ballafaqimi me njerëzit është proces elektoral. Gjithkush që thotë jep dorëheqjen, largohu, duhet t’i referohet rendit kushtetues në Republikën e Shqipërisë. Kjo historia që këta kanë humbur një palë zgjedhje dhe thonë që mazhoranca është e delegjetimuar, ne jemi në shesh dhe ky shesh do të zgjedhë me short 121 përfaqësues, dhe këta do zgjedhin 21 anëtarë qeverie dhe ata që janë në kuvend duhet t’i votojnë këta, në cilin rend kushtetues jemi? Çfarë është kjo nevojë për t’u kthyer 1 mijë vite e kusur pas? Vendi ka institucione legjitime. Zgjedhjet janë njohur botërisht. Qeveria ulet në tavolinën e NATO-s. Është një qeveri që po negocion me BE për procesin e anëtarësimit dhe në harkun e 1 viti duhet të mbyllim të gjithë kapitujt”, tha Braçe.

Ai shtoi se pas protestës qëndrojnë influenca të huaja, edhe armiqësore me Shqipërinë, që synojnë destabilizimin e vendit.

“Atje ka ndërhyrje të huaja. Po destabilzimi i Shqipërisë nuk është i një fshati, është shumë më gjerë. Është vend i NATO-s, po shkon drejt BE-së. Ballkani i destabilizuar është element kyç i politikave të vendeve jo miqësore me Shqipërinë”, tha Braçe.

Ai mendon se Marjana Koçekut nuk i takon të flasë dhe as të kritikojë PS sepse nuk e njeh dhe nuk ka dhënë asnjë kontribut, pasi u zgjodh deputete nga lista e mbyllur.

"Zonjusha tjetër duhet të përmbahet kur flet për PS-në. E para, sepse nuk e njeh; e dyta, nuk di asgjë për të, nuk ka kontribuar asgjë në atë parti dhe ka marrë një mandat nga lista e mbyllur e partisë. Prandaj, duhet të jetë më modeste. Është tjetër njeri ajo që kam folur në Kuvend dhe një tjetër ai që po shohim tani. Janë dy njerëz të ndryshëm dhe duhet t'ia kursejë vetes të flasë për PS-në", tha ai.

11 Komente

  1. F
    Fshatari

    "Qeveria ka marrë votëbesimin e 800 mijë shqiptarëve" Po 800 mije votuan per kete qeveri sic votonin 1.5 milion per Qeverine e Dulles. Nese ne ate kohe kjo behej me forcen e policit dhe kryetarit te lagjes, sot behet me psikologjine " Voto te keqen me te vogel" Ne demokraci ka nje arsye qe votimet nuk jane me detyrim. Votuesi ka te drejt te abstenoje ( mos votoj) Kjo arsye eshte qe ai te mos detyrohet te votoj mutin ne baze te eres, apo formes, por kur kanditat jane mut, ai te abstenoje. Abstenimi ne llogaritjet matematikore mund te mos e zgjidhe problemin e qeverise aktuale por zgjidh problemin e te qeverise se ardheshme. Nje kandidat tjeter shikon numurin e abstenimeve dhe kerkon votat e tyre duke mos u bere mut. Nuk zgjidhet e ardhmja duke votuar mutin qe bie me pak er apo ka forme te mire

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patronazhisti

      Po beqiro po. Ashtu eshte 800

      Përgjigjjuni
      1. P
        Po bën shumë vapë!

        Të qënka bërë truri mut or tej!

        Përgjigjjuni
      2. L
        Ly oyc869r9r

        O Cone, vetem ti s,duhet te besh hem hem hem per 800 mije vota se te pa gjithe Shqiperia live duke manipuluar votat, ku ngritet se bashku me zyrtare e patronazhiste zyra paralele dhe u zute mat dhe moret poshte xhaketave materialet zgjedhore e me kapuc ne koke iken me vrap e te gjitha live, ndersa ti u ngujove ne zyre qe te prishje provat e mbetura ne zyre. Te pa gjithe Shqiperia live o cone por jo policia,jo KQZ,jo prokuroria,sepse i keni mbushur me patronaxhistde Prandaj rinia,populli eshte ngritur sepse nuk ka besim tek knstitucionef e sidomos te zgjedhjet qe ju i bebi farse.

        Përgjigjjuni
        1. 1
          1 000 me zero

          Partia Socialiste i fiton 1 000 herë zgjedhjet kundër Berishës. Pa luajtur as gishtin e vogël. Kjo nuk do mëndje.

          Përgjigjjuni
        2. L
          Loni

          O 1 metrosh! Mos e genjeni veten, ose mos mashtroni diten per diell! Juve ju voting gjysma e admiinistrates tuaj qe vjedh, dmth. 200 mije njerez. Pjesa tjeter jane kriminelet, vrasesit, bandat e droges, hjdutet, tenderat, dhe manipulimet tuaja. Juve dhe qeverine tuaj e uren cdo njeri i ndershem Ata qe ju thyejne zverkun, I degdiset rrugeve te botes, se keshtu e keni te sigurte edhe ca dite karigen.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dakord?!

            Rama n'burg, Berisha n' burg! Je dakord?!

            Përgjigjjuni
          2. N
            Nastradini

            Dmth per hisr te stabilitetit duhet te lejojme qe Shqiperia te vidhet ? Bukur. Por ama ne shtator do jete ndryshe situata.

            Përgjigjjuni
            1. m
              me i neveriteshmi, nga dylberet e blloku te surrel

              Ja dhe klyshi patronazhist i bllokut koleka te surrelit, ngarkuar me eksperiencen e pionerit te enverit, si katundari balla, del dhe leh, si ne kohet e shkuara, per te mbrojtur privilegjet e pa merituara, per ta shtyre dhe me tej, kete sundim absurd, qe vazhdon te shkaterroje kete popull dhe kete vend.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lul Berisha

                Ke marre votebesimin e Cyrbeve mor mi kanalesh...

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rroftë ViçiDoli

                  Vetëm ata nga ViçiDoli janë si duhet!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje