Në reagim e tretë publik, kryetari i Veteranëve të luftës së ushtrisë çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati është pozicionuar qartë kundër protestave në Shqipëri dhe përfshirjes në të të ish luftëtarëve.
Lidhur me pretendimet se rama ka quajtur ish luftetaret ne protests jane mercenare, Gucati i hodhi ato poshte si genjeshtra.
“Unë Edi Ramën s’e kam dëgjuar që ka thënë mercenarë. Një listë e kam parë, duhet të jem i sinqertë, për portale të ndryshme që e ka bërë publike Taulant Balla. Mercenarë shqiptarë s’ka pasur, një ngatërresë është bërë. Tahir Sinanaj është nga Kukësi, Tahir Sinani është nga Tropoja. Ta bëjmë dallimin, janë dy Tahira, mos t’i ngatërrojmë. Sepse, nëse ke fjalën për Tahir Sinanin, Tahir Sinani s’ka marrë lekë, as s’ka marrë para, është dëshmor i kombit. Është luftëtar i tri luftërave.”
Lidhur me përdorimin e flamurit të UÇK-së në protesta dhe aktivitete politike, Gucati tha se vazhdimisht ka kërkuar që ai të mos përdoret.
“Kam bërë kërkesë që mos të përdoret, edhe me shkrim e kam. Edhe ato dokumente, ku të duash, t’i jap që kam bërë kërkesë. Ju lutem mos e përdorni flamurin apo emblemën e UÇK-së nëpër fushata politike, sepse UÇK-ja nuk është e një partie, UÇK-ja është e gjithë kombit shqiptar.
Ai theksoi se qytetarët e Kosovës nuk duhet të marrin pjesë në protesta politike në Shqipëri, pasi ato janë çështje të brendshme të atij shteti.
Po ashtu, ai shtoi se ndihma për Shqipërinë do të ishte obligim vetëm në rast se vendi përballet me një kërcënim të jashtëm.
I pyetur për Dritan Goxhajn, Gucati deklaroi se ai NUK është anëtar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Në daljen për media organizata njoftoi edhe protestën e rradhës në mbështteje të krerëve të uçk në Hagë. Ajo do të mbahet të dielën e 5 korrikut në orën 18.00 në Kroaci.
o shok kane kry pune me ty te perdoren te hodhen mos u lodh me nuk u duhesh gje. megjihtese nuk duket ta kesh problem
Respect Gucat
Po çfare Goxhaj flisni si eshte thjeshte nje mithoman délirant njeriu me zemer te piste. Sic duket ka kerkuar nga jeta me shume dhe nuk ka mare asgje. Goxhaj eshte spiune i deklaruar dhe duhet pershendetur nga shtetet qe e kane rekrutuar , pyetja eshte po shteti çfare beri kur ky gjakprishur dilte kazaneve dhe bente propogande antiamerkane antishqiptare , pro Ruse e iraniane... Kush kazane eshte denuar ...kur ky bente propogande.....!.asnje. Koqevaret nuk jane shtetas shqiptar dhe nuk kane pune ne Shqiperi. Nese ata vijne perseri , Rama jo vetem qe duhet te dorhiqet por duhet burgosur per mos mbrojtje te territorit shqiptar.
Qenka kunder protestave ky dhe ne po na plas trapi. Dmth eshte me ram hajdutin dhe korrupsionin qe ka mbjelle ky. Nuk ka shpjegim tjeter. Nje njeri i lire nuk ndalon se luftuari dhe kerkuari lirine dhe demokracine. Me shume mundesi nuk ka qene asnje i tille
Dikush ti mësojë historinë këtij personi. Shqiptarët pavërësisht se nga e kishin vëndlindjen kanë qenë aktiv për mirë e keq në problemet shqiptare. Ka qenë një kohë kur masivisht qytetarët shqiptar të Kosovës erdhën në Shqipëri të detyruar nga dhuna serbe, askush nuk ju ka thënë që shikoni punën tuaj atje në Kosovë e neve na lini neve rahat, përkundrazi soladariteti mbarë kombëtar që mbreslënës.
Çfare solidarité per çfare , per destabilizim . Paske pjerdhur i Astrit lehsi
Te kesh qene luftetar dhe te mos jesh ne nje organizate me 60 mije "veterane", jane dy gjera krejt te ndryshme!!!
Do pyesim bolsheviket e Kurtovitçit.