Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, z. Ermal Nufi zhvilloi një vizitë zyrtare në Athinë, ku u mikprit përzemërsisht nga homologu i tij, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, z. Nikos Dendias. Në fokus të kësaj vizite ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh Shqipëri–Greqi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Gjatë takimit, të dyja palët vlerësuan dinamikën konstruktive dhe shumë pozitive të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe interesin e përbashkët në forcimin e bashkëpunimit praktik në kuadër të NATO-s dhe në mbështetje të stabilitetit rajonal.
Ministri Nufi theksoi se Greqia mbetet një mike dhe aleate e çmuar, ndërsa vlerësoi mbështetjen e palëkundur greke në rrugëtimin evropian të Shqipërisë.
Mbrojtja kibernetike dhe siguria kibernetike ishin pjesë e bashkëbisedimit mes dy ministrave, me fokus zgjerimin e bashkëpunimit në këto fusha. Në këtë kuadër, Ministri Nufi u shpreh se:
“Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm në rritjen e qëndrueshmërisë kibernetike përmes bashkëpunimit të ngushtë me Aleatët e NATO-s dhe partnerët strategjikë, dhe jemi të gatshëm të forcojmë angazhimin në fushën kibernetike, si në nivel dypalësh, ashtu edhe brenda kuadrit të strukturave të NATO-s.”
Nufi vlerësoi ndërveprimin e fuqishëm ndërmjet personelit ushtarak të dy vendeve përmes aktiviteteve të përbashkëta, edukimit ushtarak, programeve të trajnimit dhe shkëmbimit të ekspertizës, ndërsa temë tjetër e bashkëbisedimit mes dy ministrave ishte edhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit, koordinimit dhe ndihmës reciproke në përballimin e situatave të mundshme të emergjencave civile gjatë sezonit veror.
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias përmes një postimi në “X” ka ndarë pamje dhe detaje nga diskutimet me ministrin Nufi.
Ai shkruan se në fokus të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje dhe çështje rajonale dhe ndërkombëtare të mbrojtjes dhe sigurisë. Ndër të tjera Dendias thekson se shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike.
Nga fotot e postuara nga ministri grek, shihet momenti i pritjes së ministrit Nufi. Ai u prit me ceremoni zyrtare.
“Sot prita mirë Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, z. Ermal Nufi, me të cilin diskutuam forcimin e bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje , si dhe çështje rajonale dhe ndërkombëtare të mbrojtjes dhe sigurisë. Pata mundësinë ta informoja homologun tim mbi “Axhendën 2030”, programin e reformave në vazhdim për modernizimin e Forcave të Armatosura Greke. Përveç kësaj, shqyrtuam mundësitë e bashkëpunimit tonë në fushën e sigurisë kibernetike”, shkruan Dendias.
Përgjatë vizitës në Athinë dhe me ftesë të homologut të tij Dendias, Ministri i Mbrojtjes z. Ermal Nufi do të marrë pjesë në Konferencën e Mbrojtjes së Athinës (Athens Defence Conference 2026), organizuar nga Forumi Ekonomik i Delfit, dhe Fondacioni Helen për Evropën dhe Politikën e Jashtme (ELIAMEP).
Te,,,,dhjefsha miqesine,,,,me jevgjit e Pontit...
Ja edhe bufi i rrradhes Nufi Minister i mbrojtjes me kaptera pa asnje ushttar shkon dhe ben vizite zyrtare ne nje vend armiqesor ne Ger-qi qe ka nxitur dhe orkestruar Revolucionin Flamingo, keshtu ka deklauar dora vete Kumbari Ramut-Hajdut.