Nga Altin Ketro
Gazment Bardhi, një politikan që deri më sot nuk ka lënë pas ndonjë bilanc për t’u pasur zili, as në betejat elektorale dhe as në drejtimin politik të opozitës, doli sërish në konferencë për shtyp duke kërkuar arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Nuk është hera e parë që e bën. Prej muajsh ai e ka kthyer këtë në një refren të përhershëm, duke i kërkuar Prokurorisë të ndërmarrë hapat që, sipas tij, duhet ta çojnë Ballukun pas hekurave.
Paradoksi është se këtë betejë e udhëheq një politikan, karriera e të cilit është shoqëruar nga kthesa të forta politike. Fillimisht ishte një nga njerëzit më besnikë të Lulzim Bashës, i cili e promovoi në politikë. Më pas u rreshtua në krah të Sali Berishës, për të cilin deri atëherë kishte artikuluar akuzat më të rënda. Edhe bilanci elektoral nuk flet në favor të tij. Si drejtues politik i PD-së në qarkun Fier, regjistroi rezultatin më të dobët të kësaj force politike në atë qark gjatë pluralizmit, pikërisht përballë Belinda Ballukut.
Në konferencën e fundit, Bardhi foli për standarde të dyfishta, për rëndim akuzash dhe për domosdoshmërinë që Prokuroria të kërkojë sa më parë heqjen e imunitetit të Ballukut. Madje iu referua edhe draft-raportit të Komisionit Evropian për të mbështetur qëndrimin e tij.
Ky shkrim nuk ka për qëllim të mbrojë Belinda Ballukun. Ajo nuk ka nevojë për avokatinë time dhe unë nuk marr përsipër të garantoj pafajësinë e askujt. Në një shtet të së drejtës, fajësia ose pafajësia përcaktohet vetëm nga gjykatat, pasi procesi të ketë kaluar të gjitha hallkat e tij. Kjo është rruga që duhet të pranojmë të gjithë, pavarësisht bindjeve politike.
Ajo që më shqetëson është presioni politik mbi drejtësinë. Kur një nga drejtuesit kryesorë të opozitës i dikton publikisht Prokurorisë se çfarë duhet të bëjë, kur duhet ta bëjë dhe ndaj kujt duhet ta bëjë, çështja pushon së qeni vetëm juridike dhe politizohet. Nëse nesër Prokuroria do të vepronte pikërisht sipas kërkesës së Bardhit, një pjesë e opinionit publik do ta perceptonte këtë si një institucion që po lëviz nën presion politik. Dhe ky perceptim është po aq i dëmshëm sa mosveprimi i drejtësisë.
Opozita ka çdo të drejtë të ngrejë dyshime, të kërkojë transparencë dhe të ushtrojë kontroll mbi qeverinë. Kjo është detyra e saj. Problemi nis kur nuk mjaftohet me ngritjen e dyshimeve, por kalon në fazën e dhënies së verdiktit. Kur flet sikur fajësia tashmë është provuar dhe drejtësisë i mbetet vetëm ta formalizojë.
Edhe mënyra sesi Gazment Bardhi i artikulon këto kërkesa, me një ton që ngjan më shumë me pretencën e një prokurori sesa me qëndrimin e një politikani, krijon përshtypjen se vendimi është marrë dhe hetuesve u mbetet vetëm ta zbatojnë. Kjo nuk është drejtësi, por presion politik mbi drejtësinë.
Mjafton të kujtojmë një rast nga legjislatura e kaluar. Një deputet i opozitës, i njohur publikisht me nofkën “Babale”, u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë me një vit burg. Megjithatë, ai vijoi normalisht mandatin parlamentar për afro tre vjet, derisa Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin.
Gjatë gjithë kësaj kohe, askush nga deputetët socialistë nuk ia përplasi në fytyrë atë vendim sa herë që ngjitej në foltoren e Kuvendit. Ai vazhdonte të bënte opozitë, të akuzonte qeverinë dhe të merrte pjesë në jetën parlamentare. Mazhoranca mund të kishte interesa politike për ta shfrytëzuar atë vendim, por zgjodhi t’ia linte drejtësisë barrën e fjalës së fundit, pa i bërë presion për të përshpejtuar apo orientuar vendimmarrjen.
Për këtë arsye, kur sot dëgjoj kërkesa për arrestime, ngre dyshime nëse standardi është i njëjtë për të gjithë. Edhe në rastin e Ballukut, vetë Bardhi i referohet shqetësimeve të ngritura nga Komisioni Evropian. Mirëpo, përpara këtij rasti kemi pasur një tjetër ish-zëvendëskryeministër, të cilit Kuvendi ia hoqi imunitetin, duke i hapur rrugën arrestimit. Ai nuk u përball me drejtësinë shqiptare, por zgjodhi të largohej jashtë vendit dhe sot vijon të jetë në arrati.
Në këtë pikë lindin disa pyetje të natyrshme. A ka kërkuar Gazment Bardhi me të njëjtën këmbëngulje që Prokuroria të bëjë maksimumin për sigurimin e ekstradimit të tij? A ka kërkuar me të njëjtin zell që shteti ku ai ndodhet të bashkëpunojë me autoritetet shqiptare? A e ka ngritur ndonjëherë këtë si kauzë publike me të njëjtin intensitet me të cilin kërkon arrestimin e Ballukut?
Ironia është se ai ish-zyrtar vazhdon të jetë i ftuar në televizionin e njeriut që vetë Gazment Bardhi e quante dikur “babi i Zenit”, kur ishte në krah të Lulzim Bashës. Sot Bardhi jo vetëm është rreshtuar politikisht me të njëjtin person, por duket se ka harruar edhe fjalët me të cilat ai dhe shefi i tij e sulmonin deri dje kur ishte në qeveri. Kjo nuk është thjesht një kthesë politike. Është një ilustrim i mungesës së koherencës që e ka shoqëruar karrierën e tij.
Që të kuptohemi, unë nuk jam nga ata që e konsiderojnë arrestin si qëllim në vetvete. Përkundrazi. Për sa kohë nuk kemi të bëjmë me flagrancë, me rrezik arratisjeje apo me cenim të provave, ekzistojnë edhe masa të tjera sigurie që garantojnë zhvillimin normal të hetimeve pa cenuar lirinë e individit. Ky standard duhet të vlejë për të gjithë, pa dallim partie, si për “Babalen” apo ish-ministrin e Brendshëm, të cilët e kaluan atë fazë në liri, ashtu edhe për Ballukun dhe çdo zyrtar tjetër.
Sot Shqipëria nuk ka më politikanë të pahetueshëm dhe ky është një zhvillim pozitiv. Po ashtu, nuk jemi më në kohën kur dosje me qindra milionë euro dëm për shtetin mbylleshin me procedurë, apo kur drejtësia e kohës së Adriatik Llallës premtonte çdo vjeshtë “arrestime të mëdha” që nuk vinin kurrë.
Drejtësia e re ka ende mangësitë e saj. Ka nevojë të konsolidohet dhe të fitojë më shumë besimin e publikut. Pikërisht për këtë arsye, ajo nuk duhet të punojë nën dirigjimin e politikës.
Në një moment, në opinionin publik dhe në diskursin mediatik u përhap një narrativë ironike sipas së cilës kryeministri Rama distancohej lehtësisht nga figurat e tij politike përballë drejtësisë. Kjo narrativë ushqehej nga fakti se një pjesë e zyrtarëve të mazhorancës janë hetuar apo përballur me drejtësinë pa një mbrojtje politike aktive. Ndërkohë, nga ana tjetër, opozita ka artikuluar vazhdimisht që ish-zyrtarët e saj të hetohen në gjendje të lirë, ku spikat Sali Berisha, duke e kthyer këtë në një debat të vazhdueshëm mbi standardet e barazisë para ligjit.
Nëse shumica parlamentare vendos të mos i heqë imunitetin një ministri apo deputeti, kjo është një zgjedhje politike, për të cilën do të mbajë përgjegjësi para qytetarëve në ditën e zgjedhjeve. Por puna e Prokurorisë duhet të mbetet krejtësisht e shkëputur nga ky kalkulim. Ajo nuk duhet të lëvizë as sipas dëshirës së qeverisë dhe as sipas ultimatumeve të opozitës.
Në fund të fundit, drejtësia nuk u reformua që të bëhej instrument i një pale kundër tjetrës. Ajo u reformua për të hetuar këdo që dyshohet, por edhe për të garantuar se askush nuk dënohet pa prova dhe pa një proces të rregullt gjyqësor. Politika ka të drejtën të bëjë debat. Nuk ka të drejtën të shkruajë aktakuzën dhe as të shpallë vendimin përpara gjykatës. Në të kundërt, nuk do të kishim më drejtësi të pavarur, por vetëm një garë mes palëve politike për të ushtruar presion mbi institucionet. Dhe kjo do të ishte humbja më e madhe e reformës në drejtësi.
Fytyra e leshte dhe shpirti i piste u shfaq perseri! Te shk*rdhefsha mitren ku je ngjizur krijese e poshter!
Qé Edhe Baz Gardhi bēthec, doli ky nocrroku i dekomratikasve !!!!
Baz Gardhi ka vrare nje mjek ne elbasan,pra eshte vrases por sado kohe te kaloj ai krim nuk do te shuhet, jam i bindur se ebasanllinjet nje dite do te bejne drejtesi per njeriun e tyre te afert,nuk kan nevoj te germojne se Baz Gardhi eshte vrasesi direkt
Perpara se Bardhi te kerkoj arestimin e njerit apo tjetrit duhet te dale perpara drejtesis si vrases. Vrasja e Pjerin Xhuvanit eshte veper e PD-s dhe Bardhit ne vecanti.Ne nje shtet te te drejtes dhe ligjor ky "birbo" duhet te ishte pas hekurave per vrasje.Prokuroria e gjykata te merret me vrasesit dhe pas tyre me grabitesat.Akuza nuk eshte fajesi.Bardhi si jurist duhet te kuptoj qe drejtesia nuk eshte politik rruge,si vepron ai.
Funderrine qe ushqehet me mutin e Saliut.
Ky eshte Gazmend Bardhi , deputet ne Kuvend, qe vetem Aranit cela mund ta kishte zili, per gjuhen dhe mendimet qe ka. Nuk di cfare te them, por nje gje e them me siguri, une si fshatar qe kam ca koke dele e dhi, as si bari per to, nuk nuk do kisha besim ti leja ne doren tende.