Një nga aspektet apo mjetet që u vihen në dispozicion historianëve të periudhave të ndyrshme, janë edhe kronikat e kohës të shfaqura në shtypin e kohës. Artikuj të ndryshëm të cilët shkruajnë për një periudhë kohore të caktuar shpesh seleksionohen sipas një tematike të caktuar dhe karakteri të caktuar, duke vënë në dukje se ai është një editorial i shtypit vendas dhe të huaj të përzgjedhur, që i referohen ngjarjeve në Çamëri. Historitë e papërfunduara, dramat e pabesueshme dhe dhimbjet e papërshkrueshme, janë një piramidë e kujtesës që sa më shumë ikën koha ajo duket më e lartë, më e madhe më mitikesi dëshmi autetntike e dramës shekullore të popullsisë çame, është homazh për popullsinë liridashëse dhe martire të Çamërisë. Ka një mori artikush që shkruajnë për gjendjen ekonomike në Çamëri që nga viti 1902 si –Letër nga Filati-“Drita”, Sofje, nr. 9, 18/31 mars 1902, pa emër autori.-Letër nga Filati-“Drita”, Sofeje, nr 36, 5/12 janar 1904, pa emër autori. –Letër nga Parga-“Drita”, Sofje nr 36, 5/12 janar 1904, pa emër. –Letër nga Janina-“Liria” Selanik,nr. 53, 18 tmmuz 1325 (18 korrik 1909), pa emër autori. Nga Vlora-“Atdheu”, Kostancë, nr.20, 20 maj 1913, pa emër autori. –Letër nga Izmiri-“Liri e Shqipërisë”, Sofje, nr.77, 11 qershor 1913, Çështja e Çamërisë-Gazeta e Korçës”, Korçë, nr.240, 1 dhjetor 1925, pa emër autori. –Greqia dhe çamërit-“Bisedeimet”, nr. 43, 19 dhjetor 1925, pa emër autori.-Vuajtjet e çamëve- Gazeta e Korçës, nr. 249, 5 janar 1926, pa emër autori. –Ç’pifje Greke-“Demokratia”, Gjirokastër, nr.119,10 shtator 1927, autori Ë. Ne dhe Greqia-“Demokratia”, Gjirokastër, 31 tetor 1930, autori një grekofon. Nga Janina-Ç”bëhet në Çamëri?-“Demokratia”, Gjirokastër korrik 1932, autori Ë. –Letra drejtuar Gazetës “Kravji”, Janinë, 29 qershor 1935, autori Qemal Fuat Frashëri. Para se të katandisen skeletë dhe fantazmë-“Kravji”, Janinë, 8 korrik 1936, autori deputeti i Janinës.
Një temë tjetër e trajtuar në shtypin e kohës janë të lufta e çamëve për të drejtat kombëtare dhe çlirim të plotë nga zgjedha osmane.
-Liri e Shqipërisë-Kujtime për Abaz Nivicën-“Lidhja ortodokse”, Korçë, 1909, 31 gusht, autori Mihal Grameno.-Nga kazatë –“Zgjimi I Shqipërisë”, Janinë, nr. 76, 12 prill 1910, pa emër autori.-Tjetër letër nga Filita –‘Shqiptari”, Kostandinopojë, 10 tetor 1910, autori Damo Lasko. Letër nga Janina-“lajmëtari’, nr.64, Sofje, 6 qershor 1912, pa emër autori. –Letër nga Vlora-“Liri e Shqipërisë”, Sofje, nr.47, 26 qershor 1912, autori Lapi.-Andej-Këtej, “Liri e Shqipërisë”, Sofje, nr.33, 27 gusht 1911, pa emër autori. Të mosçmuarit e atdhetarisë të kombëtarëve më të shënuar-“Politika”, Vlorë, 15 janar 1923, pa emër autori.-Muharrem Rushit Çamit-“Rilindja Shqiptare”, Sarandë, 21 gusht 1929, autori R.H.-Shtylla patriotike-Për kujtim të Muharrem Rushoitit-“Besa”, Tiranë, 27 gusht 1931, autori Namik Delvina.-Letra nga Filati-“Bashkimi I Kombit, Manastir,nr.8,29 vjeshtë e I, 1909, autori Musa Demi. –Nga Filati-“Liria”, Selanik, nr.78,6mars 1910, pa emër autori.-Shtylla patriotike-Për kujtim të Muharrem Rushitit-“Besa”, Tiranë, 27 1931, autori Namik Delvina.-Tëngjarat e Pleshavicës-“Dielli”, Boston, nr.30, October, 22,1909, autori Damo Lasko.-Nga Mazreku-“Zgjimi i Shqipërisë”, Janinë, nr.68, 15 shkurt 1910, autori Tahir Mazreku.-Nga Filati-“Liria”, Selanik, nr.78, 6 mars 1910, pa emër autori-Letër nga Parga-“Drita”, Sofje, nr.52, 4 mars 1905, pa emër autori. –Shkolla shqipe-‘Liria”, Selanik, nr.8, vjesht e I, 1908, autor Musa Demi, Mehmet Sejko.-Kundër alfabetit latin-“Shqiptari’, Kostandinopojë, nr.46,14 kanuer 1911, pa emër autori.-Rexhep Hamit Demi- “Gazeta shqiptare”, Bari, Vjeti III, 8 mars 1929.-Letra nga Parga-‘Drita”, Sofje, nr.52, 4 mars 10905, pa emër autori –Shkolla shqipe-“Liria”, Selanik, nr.8, vjesht I, 1908, autor Musa Demi, Mehmet Sejko.-Lajme të hequra nga raportet e delegatit tonë Z.M.Konica –“Dielli”, Boston, 18 vjeshtë e parë 1917, artikulli nga zyra e “Vatrës”. ÇAMËRIA NË ZI-“Dielli, Boston 22 tetor 1917, pa emër autori. Çamët japin ndihma për shoiqërinë çame në Worcester-“Albania” Worcester, nr.38, 1 janar 1919, pa emër autori. Çamërit kërkojnë bashkim me mëmën Shqipëri-“Albania”, Worcester, nr.43, 6 shkurt 1919, hartuesit e Memorandumit Beqo Izeti, Mete Sejko-Anëtarët të Partisë Politike-“Albania”, Woster, nr.43, 6 shkurt 1919, autori Haxhi Murat Çami.
Në një artikull të gazetës “Korça”, Korçë, 25 gusht 1923 artikulli pa emër autori me titull-Shqipëria dhe Greqia ndër të tjera nënvizojmë; Kurdoherë edhe në çdo rast kombi Shqipëtar, ka patur ushqyer një simpati vëllazërore edhe të veçantë për kombin Grek. Shumë shkrimtarë kanë kërkuar të rëfejnë që kjo simpati ka patur për shkak fenë, po mjerisht këjo nuku është e vërtetë. Burimin e vërtetë e gjejmë në histori, e cila tregon që me kombin Grek kanë patur lidhje vëllazërore që në kohët e vjetra si farë pellazge edhe si fqinjë. Shqiptarët, pa ndryshim feje kanë ushqyer gjithë atë simpati për kombin Grek. Mjerisht, kurse shqiptarët si nënë sundim të huaj edhe tani ushqenin simpathi, politikanët grekë, pa u mejtuar aspak, kërkonin humbjen të as që mund të bëheshe kurrë, se po të gjykojmë drejtësisht grekërit e kishin për detyrë moralisht edhe politikisht që t’i zgjonin edhe përkrahnin këmbin Shqiptar…Të shkuarat, thonë të harruara, kështu që nuk kemi qëllim të zhvillojmë jhistorinë, po vetëm duam të flasëm për pritmjen e të dy kombevet. Pasi sot vërtet më tepër interesi se sa simpathia, kemi për të folur mbi këtë pikë. Interesi politik si edhe tregëtari i…të dy kombeve. Greqia u madhua mjaft, po nuk duhet harruar që është mjaft e nderë edhe e kufizuar me fqinjë që vetëm miqt’ e saj nuk mund të quhen. Dyke patur pra me Shqipërinë marëdhënie miqësore, të kulluara, nuk ka as nonjë drejtues nga ana tonë, se programi i shqiptarëvet, është zhvillimi i përmendëshme edhe miqësi me gjithë shtetet, aqë më tepër fqinjët. Tregëtarisht prapë është nevojë e madhe që të lidhet midis tyre se Greqia ka me përfituar shumë po edhe Shqipëria do të gjenjë shumë lehtësira nga Greqia. Neve sot për sot ndodhemi në lindje, kështu që jemi të nevojtur të rendim në piacat e huaj, prandaj përse të mos përfitonjë Greqia nga këto? Lumërisht shumë nga politikanët grekë zunë t’I peshojnë….edhe të ndryshojnë taktikën e gjer më sotme. Shprehim pra pas kësaj, pasi mori funt edhe caktimi i kufivet, të hymë në një marrëveshje të plotë si fqinjë që jemi! Këto ushqen kombi Shqiptar edhe besojmë që këto do të jenë edhe mejtime të politkavet grekë, pa vërejtur fjalët e rugavet edhe kafenevet. Një nga shembullat e bukura që shfaq qeveria Greke është për një ngjarje të tmerrshme në Çamëri. Tani ca kohë në Lopës (Filat) z Kapiten Thodhor Kizullas, afro 45 vjeç prej Zeme e dalun prej shkollës ushtarake edhe njëmenji Komandi nga Sojadha; një Toger dhe nji nëntoger zenë dhe rahnë A.Hysejnin, Elmaz Kipen, Haxhi Velon dhe të tjerë…(Haxhi Velua vdiq), nën preteks se gjoja paskan thënë se do të vijnë komita shqiptarë dhe do të vrasin ushtarët grekë. Mbasi i rahnë i mbajtën në burg 24 orë, pastaj mblodhën gjoba nga tërë ventësve të Lopës, nga 200-300 dhrami për njeri. Adem Elmasi dhe shumë njerëz nga Lopësi vanë në Filat ne Komandanti i ushtrisë, majori dhe Nënprefekti dhe bënë qarjet e duhura. Nënprefekti bëri hetime dhe këto ia lajmëroi Prefektit të përgjithshëm të Petikaqit. Ky I fundit shkoi në Komandën e Janinës. Komanda bëri hetime, thirri kapitenin bashk me dy oficerët në gjyq, të cilët edhe gjinden në burg, gjer të dërgonte njerëz nga Lopësi si dëshmonjës. Të hollat dhe shkopinjtë nuk u kthyen. Shprehim pra që qeveria edhe ushtëria greke do të dënojnë edhe të marrin masat e duhura për mprojtjen e çamërve, elementi më paqësor edhe punëtor për Greqinë.
Në një tjetër shkrim të “Shqiptari i Amerikës”, Korçë 9 janar 1924. Autori : “Kushtrim i Durrësit” mes të tjerash shkruhet Harilla Bakallli publicist në vitet 20-30 të shekullit të kaluar për temën e shpopullimit të territoreve shqiptare nga Konventa Greko-Turke i nënshkruar në Lozanë të Zvicrës, mbi shkëmbimin e popullsive.
Më 19 janar 1923 delegatët grekë dhe tyrq dekllaruanë në mbledhjen e asaj dite përpara Nënkomisionit për këmbimin se: “Pakicat Shqipëtare të Greqisë dhe Tyrqisë përjashtohen nga shkëmbimi de Jure e de Facto”. Veç kësaj dekllarate shumë të tjera dokumenta me randësi nga ana Qeverisë Greke na shkrueshin deri pak javësh se, çështja e këmbimit nuk i përkiste aspak shqiptarëvet dhe se disa peng me që u ishin imponumun shqiptarëvet mbi pasuninë e tyne, do të hiqeshin në një kohë fortë të afërme. Për zbatimin e Konvencionit u formua në Selanik një komision nën kryesin e z. Makris, Sekretar i Governorit të Përgjithshëm të Selanikut. Ky Komision i njoftoi gjithë shqiptarët të Maqedonisë, se elementi shqiptar që banon në tanë Greqinë, përveç Epirit, do të nëmorohen për tyrq dhe dënohen si ata. Mas këti urdhni me të drejtë shqiptarët u çqetësuanë dhe dërgunë në Athinë një përfaqësie, e cila përfaqësonte shqiptarët e Selanikut Karafejes, Alasonjës dhe qarkeve tyne. Përfaqësija në fjalë pa Kryeministrin z.Gonatas dhe z. Dhendhramin të cilët ju përgjigjën po me atë fjalë që kishte thanë komisioni grek nën z.Makris. Nga ana tjetër Kryetari i Komisionit Miks, Xheneral De Lara, siguroi Përfaqësinë e Shqiptarëvet, që nuk do këmbehet asnjë shqiptarët dhe se grekrit i trembin me të kotë. Përfaqësij hoqi dhe nji telegraf në Këshillin e Ligës Kombeve në Paris, e cila po mirret këto ditë me çështjen me çështjen e tyne. Legatat e Fuqive të Mëdha morën instrukta të interesohen në kët çështje dhe t’u dërgojnë Qeverive tyne raporta mbi vuajtjet e shqiptarëve të Greqisë, të cilët Greqia tyke i quajtur pro Turq zbaton dhe për ata pengimet që i takojnë vetëm turqve e që do të këmbehen. Pengimet kryesore që janë tyke hequr shqiptarët e Greqisë nga shkaku i këmbimit janë: 1) Ndalimi i shitjeve e çdo gjaje. 2) U kanë marrë shtëpitë e tyne në mënyrë që qindra familje gjinden sot në për udhë (Sh. të vendosunit refugjatëvet grek nër viset bëhet ku ka tyrq nuk vihen nër shtëpiat e të krishterëvet dhe të israelitvet. Shqiptarë me që numërohen për turq janë të ndjekun prej shtëpive tyne). 3) Pasuninë e shqiptarëve e kanë marrë refugjatët. 4) Shqiptarët janë të ndalumun të napin me qira pasuninë të patundshme. 5) Qiraja e pasunisë e shqiptarëve mblidhet pej Botores dhe jo pej pronarit. 6) Gjaja e gjallë e shqiptarëve asht e konfiskumun. 7) Gjysma e bimravet (gruni, misri) ju asht marrë shqiptarëvet. 8) Shqiptarët janë të ndalumun të mbjellin arat e tyne. Për gjithë këto pengime Legata jonë ka bamun që me kohë hapat e duhura dhe shum asht dhanën në kët çështje që se kur ardhi.
.....leter per te fshire sumen,1909,revistdhefteri patriotik "Besa came"(tourkotsamis dhe me Besa!!!!)autor me emer: Haxhi Murrat Tourkotsami.... gezuar ramazonin!