Plumba dhe Cianur: Ditëlindja e fundit e Hitlerit në bunker, mes disfatës dhe tradhtive

28 Qershor 2026, 08:30Dossier Nga Kastriot Kotoni

Në librin “Plumba dhe Cianur” me autor Dionis.Gj. Bubani (Intimitete nga jeta e diktatorëve Hitler , Musolini, Stalini) periudha e përshkruar nga data (20 prill-30 prill 1945) kemi zgjedhur disa paragraf.-Adolf Hitleri rrinte shtrirë, duke vështruar ngultas një pikë në dhomën bunker të kancelarisë, 50 këmbë nën tokë, në zemër të Berlinit. I shafaqej para syve një pamje jo shumë  e këndshme: shtrati i dukej si arkivol, kurse dhoma e bunkerit, mausoleum. “Operacion Oder” për pushtimin e Berlinit filloi në mëngjesin e 16 prillit, në orën 5 të mëngjesit. Në bunkerin e Rajshtagut, strehimi i fundit i Hitlerit ishte një apartament me tri dhoma dhe një banjë, si qeli manastiresh, me disa moblilie të thjeshta: në sallon-divan dhe një tryezë, katër karrig; e në tryezë, katër karrige dhe një telefon; me dy poltrona anash. Kohët e fundit Hitleri nuk mbyllte sytë tërë natën. Sa të fortë e ndiente veten disa vjetë më parë! Atëherë, kur mblidheshin në mbrëmje, pranë i qëndronte Eva Brauni, e dashura e tij trupvogël e flokëgështenjë, krenare për Fyhrerin e saj të plotëfuqishëm, që kërcënonte tërë planetin. Evës i pëlqente shumë aktori amerikan Kler Gebëll, por Hitleri xheloz për të, dha një urdhër sekret që filmat e aktorit amerikan të mos qarkullonin në Gjermani. Kështu Adolfi nuk kishte më asnjë rival. Në ato vite të lumtura Eva largohej në orën dy pas mesit të natës. Një çerek ore më vonë ikte edhe Hitleri dhe atë çast fillonte dëfrimi i vërtetë për ata që mbeteshin. Por të gjitha këto i përkisnin të kaluarës. Shumë thika kishte ndier pas shpine javët e fundi: më 12 shkurt 1945 ra Budapesti; më 6 mars ra, Këlni; kurse më 25 mars, në Veri të Danubit, ishte shkatërruar armata e VIII naziste. Marshalli Guderian i kishte kërkuar leje të tërhiqeshin, që të forconte frontin e Orderit, por Hitleri i ishte përgjigjur se duhej tëqëndronin me çdo kusht. E pushkatoi marshallin. Vetëm disa ditë më parë , kur filloi të shkrihej dëbora, Geringu i kishte thënë: “Fyhreri im, për luftën e Orderit do t’ju jap 100 mijë njerëz nga njerëzit e mi të Luftvafes!” Himleri ishte hedhur: “Fyhreri im , për luftën e Orderit do t’ju dërgoj 25 mijë trupa nga SS-ët e mi!” Admirali Denic i kishte premtuar 12 mijë trupa nga marinarët e tij. Me këta 137 mijë luftëtarë Hitleri mund të krijonte 12 divizione, prandaj i kishte thënë gjeneralit Hajnrih:-Ja ku i kerezervat! Por gjenerali kishte tundur kokën i trishtuar:-Fyhreri im, fatkeqësisht, tërë këto mbeten vetëm premtime. Pilotët dhe marinarët nuk kanë përvojë për të luftuar. –Pilotët e mi, -ishte hedhur Geringu, -janë trima. –Ndoshta -ishte përgjigjur me gjakftohtësi Hajnrihu,-por tani as në qiell nuk ngrihen dot, pasi nuk kemi aeroplanë. Në ato çaste kishte arritur nga Austria një fonogram pessimist: gjenerali fon Braun njoftonte se popullsia e Vjenës qëllonte trupat naziste. Katastrofa po trokiste në dyert e Rajhut. 20 prill1945 mbi Berlin kishte rënë gjatë natës një shi I imët. Në bunker nuk ndihej asgjë përveç zhurmës së largët të topave. Adolfi mendoi i trishtuar se pikërisht atë ditë mbushte 56 vjeç. Kishte lindur më 20 prill 1889 në Linc në kufirin austriako-gjerman dhe ishte rritur  me mendimin se “Raca dhe gjaku, dinjiteti njerëzor. Populli gjerman duhet të sundojë botën, kështu e ka përcaktuar Perëndia!” Në themel të rajut të Tretë ishte vendosur racizmi. Sipas Hitlerit, të gjithë njerëzit e mëdhenj i përkisnin vetëm racës gjermane. Pëqr nazistët, Dante Aligeri quhej Algler kurse Garibaldi-Kupldt, e kështu me radhë…Që nga 20 prilli i vitit 1933, ishte kthyer në festë kombëtare, quhej “Hitlergaburstag”. Buçitja e topave i kujtoi rininë, Luftën e Parë Botërore. Adoleshent, Adolfi kishte bredhur rrugëve të Munihut, duke ëndërruar të bëhej piktor, por e kishin rrëzuar në provimin e pranimit në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë. Hitleri kujtoi ditën kur kishte mbushur 24 vjeç arriti në Gjermani. Ishte viti 1913. Atë ditë e dërguan në luftë vetëm pasi u stërvit 3 muaj. Lufta e Somës..7 tetor 1916. Një plagë në këmbë, disa muaj në spital. Mars 1917. Përsëri në front, kësaj radhe kapter. 13 tetor 1918, helmim me gaz. Por përsëri shpëtoi dhe një ditë u bë Fyhreri i Gjermanisë, kur e ndiente veten të fortë dhe të pathyeshëm. Atëherë mund të tmerronte botën me tanket ‘Tigër”, me aeroplanët e Luftvaes dhe me Gestapon. Nën këmët e Hitlerit kishin parakaluar diplomat miopë, që dridheshin përpara diktateve dhe ultimatumeve ogurzeza… Tani nuk guxonte ta maste jetën me vite, me muaj ose me ditë. Parandiente se së shpejti mund t’i hynin në punë minutat dhe sekondat. Ky është fundi i çdo agresor. Tani ishte i detyruar të dridhej, të strukej me qefinin pranë, të mbaronte i dërrmuar dhe i mallkuar prej tërë njerëzimit. Ishte përpjekur ta festonte ditëlindjen me një sulm të rrufeshëm, por festa i kishte kushtuar pak shumë si shtrentë: 120000 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, 600 tanke, 6000 kamionë dhe 160 aeroplanë të shkatërruar. I dëshpëruar nga disfata me të cilën fillonte vitin e gjashtë të luftës, vendosi të zbriste në bunkerin e Kancelarisë. Dhe aty, më 19 mars1945, mori vendimin e prerë: urdhëroi shkatërrimin e objekteve industrial. Atë ditë i tha ministrit të Armatimeve, Albert Shperit:-E kemi humbur luftën, kombi gjerman duhet zhduket. Kush jetonte me të në bunkerin e vdekjes? Filloi të numëronte besnikët. Edhe kjo lllogaritje ishte një shprehje nervozizmi. “Vallë, kush do të më qëndrojë besnik gjer në fund,- mendoi Hitleri, -dhe kush do të më tradhtojë?” Fyreri përdorte narkotikë që nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore. Sikur e gjallëronin dhe ia ngrinin moralin, edhe kur disfatat po formonin një koleksion shumë të pasur. CIA zbuloi tani se Hitleri paska qenë edhe homoseksual… Por kjo gjë ka pak rëndësi! Në mes të atyre që kishin shkuar për ta uruar për ditëlindjen në 20 prillin e 1945, ishin koloneli i aviacionit fon Belov dhe Shperi, i cili luftonte 130 km larg Berlinit kundër Forcave Aleate. Kishin biseduar që të dy, me Martin Bormanin, që ta bindnin Hitlerin të braktiste Berlinin dhe të strehohej në malet e Bavarisë, ku kishte shkuar gjysma e personelit të Fyhrerit. Adolfi e pyeti Shperin: -Si mendon ti, a duhet të qëndroj këtu apo të shkoj në Bon? Gjenerali Jodl mendon se duhet marrë një vendim i shpejtë. Shperi e kishte vëshruar drejt e në sy:-Më mirë ta mbyllni jetën tuaj këtu, sesa në ndonjë vilë malore.-Edhe unë i këtij mendimi jam, -ia priti Hitleri.-Zonjusha Eva Braun vendosi të vdesë me mua. Kam urdhëruar të na i djegin trupat. Nuk dua të më zënë rob, prandaj nuk do të marr pjesë në luftë, që të mos më kapin të gjallë…Kur i shqiptonte këto fjalë, i kishte kaluar efekti i narkotikëve dhe Hitleri binte në jendje depresioni të thellë të shkaktuar nga drogat dhe disfata e pashmangshme. Dora e majtë i dridhej lehtë.  Mori një tjetër dozë narkotikësh. Në çastin e fundit, gjysmë i dehur, vendosi ta festonte 56 vjetorin lart, në vendin tradicional, në “sallën e nderit” Ceremonia pati një solemnitet funebër. Gjenerali SS Ratenhuber, shefi i dedektivëve të Fyhrerit, i hapte sytë, i bënte katër, por edhe ai vëzhgohej nga Martin Bormani, dora e djathtë e Hitlerit. Midis tyre qëndronte majori Oto Ginshe. Pas pak dera u hap ngadalë. Hyri si një hije Eva Brauni. Kur të gjithë banorët e bunkerit ishin ngjitur lart, Hitleri e trokiti gotën me të gjithë ata që i uronin me hipokrizi: “Jetë të gjatë!” Gjithçka dukej se ishte organizuar për disa qenie të një bote tjetër. Koha e fjalimeve të gjata kishte perënduar. Fyhreri shqiptoi vetëm këto fjalë: -Do të qëndroj në Berlin çfarëdo që të ndodhë! Mos harroni, -shtoi ai pas pak, - se betej e Berlinit është rasti i fundit për të mënjanuar katastrofën finale! Kur e dëgjoi aristokrati Herman Geringu u drodh. Ai nuk dëshironte të vdiste. Me të mbaruar ceremonia doli fshehurazi dhe arriti në shtëpinë e tij, 70 km larg Berlinit, në Karinhals, ku e priste një karvan me 24 makina, për të transportuar veprat e artit. Pasi i ngarkoi tërë pikturat dhe hodhi shtëpinë në erë, “besniku i Hitlerit” u nis drejt jugut të Gjermanisë, duke marrë me vete edhe tërë shtatmadhorinë e aviacionit. Ndoshta nuk i kishin mbetur as 24 aeroplanë, por siguroi 24 kamionë për të shpëtuar pasurinë e grabitur.

Lini një Përgjigje