Tenderi për rikthimin e stacionit të trenit në Tiranë është mbyllur pa ankesa në fazën e dorëzimit të ofertave, duke i hapur rrugë shqyrtimit të tyre. Procedura e prokurimit ka një fond limit prej 1.5 mld lekë, pa TVSH, ndërsa u hap në fillim të muajit maj për kompanitë e interesuara.
Projekti parashikon ndërtimin e një segmenti hekurudhor prej rreth 4.2 km pjesë e linjës Tiranë – Durrës – Rinas, që do të lidhë Terminalin e Transportit Publik, pranë kthesës së Kamzës me Stacionin Qendror në kryeqytet.
Linja, e konceptuar me një shinë dhe e dedikuar kryesisht për transport urban dhe interurban, do të përfshijë dy ndalesa ndërmjetëse, ndërsa trenat ndërqytetës do të përfundojnë udhëtimin në terminal dhe nuk do të hyjnë në qendër.
Projekti përfshin ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore, si mbikalim mbi Unazën e Madhe, si dhe nënkalime e mbikalime për këmbësorët. Linja hekurudhore ndjek pjesërisht trase ekzistuese dhe më pas integrohet në Bulevardin e Ri të Tiranës, duke u përshtatur me zhvillimin urban të zonës.
Ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës – Rinas përfundon vitin e ardhshëm, ndërkohë që sipas autoriteteve elektrifikimi dhe mbërritja e trenave për nisjen e operimeve synohet të përmbyllet në fund të vitit 2027.
Boni nje stacion treni me 2 binarë, se e meritojne shqiptaret ????????????????????
???????????????????????????????????????? Ne cdo qytet te botes edhe ne ate me te dhiaksurin stacioni i trenit eshte ne qender...une akoma nuk arrij t'a kuptoj perse jetu tek ne behen gjithmone shpikje alla shqiptarçe...si nuk u ndertua nje, mor po nje gje, qe te jete dinjitoze dhe si ne cdo qytet apo kryeqytet te botes. Vend i rrjepur...qe nuk ka krahasim me asnje ne bote per pisllik dhe budallalleqe, ne Durres pershembull, kane bere vendparkimin e makinave ne te madh se stacionin e trenit hahaha, ketu o vella ose kemi arkitekte e inxhiniere idiote, ose korrupsioni eshte katastrofik.