Jennifer Lopez ka surprizuar publikun me një performancë të papritur në edicionin e parë të Prime Video Obsessed Fest, ku u shfaq me një veshje tepër të guximshme që tërhoqi menjëherë vëmendjen e të pranishmëve.
Ylli 56-vjeçar u ngjit në skenë e veshur me një kostum në ngjyrë nude me efekt iluzioni, i dekoruar me grafika që krijonin përshtypjen e tatuazheve të vizatuara në të gjithë trupin.
Pamjen e kompletoi me një bluzë transparente me mëngë të gjata, geta të tejdukshme dhe çizme mbi gju të realizuara në të njëjtin stil, duke sjellë një nga paraqitjet më të komentuara të mbrëmjes.
Në fillim të performancës, Jennifer mbante edhe një pallto të shkurtër me gëzof blu, të cilën e hoqi gjatë interpretimit, duke ndezur atmosferën në sallë.
Këngëtarja interpretoi fillimisht këngën e saj më të re “Everything’s Fine (PM)”, përpara se të elektrizonte publikun me hitin e njohur “On the Floor”.
E shoqëruar nga një grup valltarësh, Lopez realizoi një performancë energjike dhe plot koreografi. Në një moment spektakolar, ajo u ngrit në ajër nga balerinët, ndërsa vazhdonte të këndonte pa ndërprerje.
Pas performancës, Jennifer prezantoi kastin e serialit “Off Campus”, ku kënga “On the Floor” është pjesë e kolonës zanore të sezonit të parë.
Më vonë, artistja ndau në rrjetet sociale fotografi dhe video nga eventi, duke shkruar: Është një gjeneratë e re e njerëzve të festës.
Paraqitja e saj vjen vetëm pak ditë pasi Jennifer Lopez ndau me ndjekësit momente të veçanta nga diplomimi i binjakëve të saj, Max dhe Oskar, si edhe nga pjesëmarrja e tyre në koncertin e Ariana Grande në Los Angeles.
Me energjinë, stilin dhe performancën e saj, Lopez dëshmoi edhe një herë se mbetet një nga emrat më të fuqishëm të industrisë së argëtimit, duke rrëmbyer vëmendjen e publikut në çdo dalje të saj.
Lini një Përgjigje