Vera ka nisur zyrtarisht edhe për personazhet e njohur të showbizit shqiptar, të cilët kanë zgjedhur destinacione të ndryshme për të kaluar ditët e nxehta të qershorit. Nga brigjet e jugut të Shqipërisë e deri në Greqi e Turqi, rrjetet sociale janë pushtuar nga fotografi me bikini, pamje mahnitëse dhe momente relaksi.
Sara Hoxha, e njohur edhe si ish-partnerja e Ledri Vula, ka tërhequr vëmendjen me postimet e saj nga pushimet, ndërsa Egli Tako dhe Heidi Baci kanë ndarë me ndjekësit momente relaksi dhe foto që kanë marrë mijëra pëlqime.
Edhe modelja Sara Kolami i është bashkuar “garës” së verës, duke publikuar poza nga bregdeti i jugut të Shqipërisë.
Ndërkohë, Arbana Osmani ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushimi në Greqi së bashku me familjen, duke ndarë në rrjetet sociale momente të qeta dhe plot dashuri.
Nga ana tjetër, Alketa Vejsiu po shijon ditë relaksi në jug të Shqipërisë, ku përmes postimeve të saj po promovon bukuritë natyrore dhe përvojën e pushimeve verore.
Ndërsa këngëtarja Jonida Maliqi prej ditësh vazhdon të ndajë përmbajtje nga pushimet e saj në Turqi, duke treguar se vera për VIP-at shqiptarë sapo ka nisur dhe pritet të sjellë edhe shumë surpriza të tjera.
Duket se këtë verë, rrjetet sociale do të jenë “pasaporta” e pushimeve të personazheve të njohur, të cilët po i japin ndjekësve një dozë të madhe frymëzimi për destinacionet e tyre të ardhshme.
Lini një Përgjigje