Hydration break po lumturon... Beckham, fitime të jashtëzkonshme për ish-futbollistin anglez

30 Qershor 2026, 17:50Sport TEMA
Hydration break po lumturon... Beckham, fitime të jashtëzkonshme

Hydration break, apo pushimi i shkurtër në mesin e çdo pjese të ndeshjeve të Kupës së Botës 2026, po lumturon në mënyrë të veçantë David Beckham.

Ish-futbollisti i famshëm anglez po arkëton miliona euro, falë pjesëmarrjes së tij në spotet publicitare që transmetohen gjatë këtyre pauzave në ndeshjet e Botërorit.

Kjo ndodh për vetë faktin se imazhi i Beckham është i lidhur me marka të ndryshme që reklamohen në fushatat publicitare të aktivitetit që po zhvillohet aktualisht në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Sipas një analize të “Daily Mail”, 51-vjeçari ka fituar tashmë 25 milionë euro.

Lini një Përgjigje