Nagelsmann nuk jep dorëheqje: Nuk jam nga ata që ia mbathin, s’është hera e parë që ndodh

30 Qershor 2026, 15:00Sport TEMA
Nagelsmann nuk jep dorëheqje: Nuk jam nga ata që ia mbathin,

Julian Nagelsmann nuk e mendon dorëheqjen nga detyra e trajnerit të Gjermanisë pas humbjes me penallti ndaj Paraguajit, që solli eliminimin nga Kupa e Botës. “Nuk jam nga ata që ia mbathin”, – tha trajneri gjerman pas eliminimit.

”Nuk është hera e parë që ndodh kjo gjë dhe janë disa situata, ku lind nevoja për ndryshim. E di që ka shumë persona që duan që unë të largohem, por nëse federata dëshiron të vazhdojë me mua, jam i gatshëm të eci përpara”, – ka shtruar Nagelsmann.

Trishtimi për humbjen kryqëzohet me analizën e ndeshjes: “Ky është futbolli, herë fiton dhe herë humb. Në këtë turne nuk i kemi bërë tifozët tanë të festojnë shumë, por jam i bindur se mund të bëjmë një punë më të mirë.

Kundër Paraguajit ishte vërtet e vështirë, sepse kishim përballë një skuadër ultra difensive. Nuk bëmë aq sa duhet dhe të eliminohesh nga një kundërshtar i kësaj natyre të bën të ndihesh keq. Nëse nuk shënon sa duhet, nuk mund të kalosh më tej dhe për këtë më vjen shumë keq”.

3 Komente

  1. S
    Shkodrani

    Jepe doreheqjen edhe ti se me Gjermani koti se ka qene kete here, une nuk di. Ka kohe qe Gjermania nuk eshte me gjermani, por skuader e ngordhur, pa shpirt, pa shije, pa asgje...pastaj mbreme futi edhe ate skapellon bjond me mustaqe, i mire nga koka medemek, por i pjerdhur nga koka te kembet (humbi penalltine me shoke) edhe i vuri kapakun kesaj Gjermanie multietnike!!!

    Përgjigjjuni
    1. 8
      8t y8

      Hiç mos e rruaj, nuk po largohet Rama qe ka 38 vjet ne pushtet e jo me ti.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Z

        Ky kari qe ja uli breket ekipit gjerman dhe Gjermanise kerkon edhe 4 vite te tjera si trajner per t'a cuar ne fund misionin e tij shkaterrues.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje