"Bie" Gjermania, Paraguaji fiton lotarinë e penalltive dhe avancon në 16 më të mirat!

30 Qershor 2026, 01:42Sport TEMA
"Bie" Gjermania, Paraguaji fiton lotarinë e penalltive dhe

Gjermania është eliminuar ditën e sotme nga Kupa e Botës pas lotarisë së penalltive kundër kombëtares së Paraguajit.

Koha e rregullt përfundoi 1-1 me Paraguajin që kaloi i pari në avantazh me Enciso në minutën e ’42.

Gjermanët barazuan në minutën e ‘54 me Kai Havertz që shënoi me kokë pas një krosi të bukur të Florian Wirtz.

Megjithatë ky i fundit ishte jashtë formës së jashtëzakonshme që e bëri të shitej te Liverpool verën e kaluar.

Ndeshja pa dhe një gol të Jonathan Tah të anulluar për faull ndaj portierit në kohën shtesë e cila gjithsesi u mbyll pa gola dhe episode.

Gjatë penalltive Gjermania e pa veten në disavantazh të dy golave por që falë “heroizmave” të Manuel Neuer u rikuperuan.

Por gjigandi gjerman aq mund të bënte. Jonathan Tah e dërgoi penalltinë e tij jashtë dhe Paraguaji realizoi penalltinë e radhës.

Një humbje që e skualifikon me zhgënjim Gjermaninë nga botërori dhe lë tifozët e saj zemërthyer.

TemA

 

Lini një Përgjigje