VIDEO/ Aksident me dy viktima në autobusin e linjës Berat-Tiranë, shoferi dyshohet se humbi kontrollin

30 Qershor 2026, 16:00Kronika TEMA
VIDEO/ Aksident me dy viktima në autobusin e linjës Berat-Tiranë,

Një aksident me vdekje është shënuar mesditën e sotme në aksin Durrës-Tiranë, ku një autobus i linjës së Beratit është përmbysur anës rrugës.

Si pasojë, humbën jetën dy pasagjerë, ndërsa 15 tjerë kanë mbetur të lënduar. Të plagosurit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Rrethanat e aksidentit nuk janë sqaruar ende plotësisht, por dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke bërë që furgoni të përplaset dhe të përfundojë jashtë rrugës.



Lini një Përgjigje